Bota
Rriten tarifat e vizave Shengen
Nga 11 qershori, tarifat për vizë për të rriturit, që paraqesin aplikim për vizë afatshkurtër për Slloveni, do të jenë 90 €, në vend të 80 € si deri më tani, dhe 45 €, në vend të 40 €, për fëmijët nga gjashtë deri në 12 vjeç
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Sllovenisë, ka paralajmëruar shtetasit e vendeve të treta, që kanë nevojë për vizë Shengen, se që nga data 11 qershor 2024, ata do të duhet të paguajnë tarifa më të larta për të aplikuar për një të tillë.
Sipas deklaratës së Ministrisë, duke filluar nga 11 qershori, tarifat për vizë për të rriturit, që paraqesin aplikim për vizë afatshkurtër për Slloveni, do të jenë 90 €, në vend të 80 € si deri më tani, dhe 45 €, në vend të 40 €, për fëmijët nga gjashtë deri në 12 vjeç, raporton Schengen Visa Info.
Për më tepër, shtetasit e vendeve, që nuk kanë bashkëpunuar për ripranimin e shtetasve të tyre, që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në BE, do të paguajnë një tarifë vize prej 135 euro ose 180 euro, në varësi të vendimit të Këshillit Evropian, transmeton albinfo.ch.
Komisioni i Bashkimit Evropian, nuk ka bërë ende asnjë njoftim në lidhje me datën e rritjes, por pritet të botojë ndryshimin në Fletoren Zyrtare deri në fund të kësaj jave.
Vendimi vjen në një kohë kur BE-ja, ka raportuar se numri i vizave të lëshuara në vitin 2023, është rritur me 36.3 % krahasuar me vitin 2022, megjithëse është ende më e ulët se viti 2019, kur shtetet e Shengenit kishin marrë 16 milionë aplikime.
BE-ja ka publikuar draft propozimin e saj, për rritjen e tarifave të vizave Shengen më 2 shkurt 2024, duke kërkuar mendime dhe reagime nga publiku.
Sipas Komisionit, Kodi i vizave i BE-së, u jep të drejtën institucioneve të BE-së, për të rishikuar tarifat e vizave çdo tre vjet, gjë e cila ka ndodhur në fund të dhjetorit 2023, pasi tarifat u rritën më parë nga 60 në 80 euro në shkurt 2020.
Komisioni pretendon se propozimi për rritjen, është hartuar në bazë të përllogaritjeve për normat e inflacionit në bllok, dhe pagat e nëpunësve civilë në shtetet anëtare.
Komisioni ka zgjedhur të kufizojë, llogaritjen e tarifave të rishikuara të vizave, në dy kriteret e listuara në Kodin e Vizave, d.m.th., norma e inflacionit në mbarë Bashkimin Evropian dhe zhvillimet në pagat e nëpunësve civilë të shteteve anëtare. Tre vitet midis 1 korrikut 2020 dhe 1 korrikut 2023, u përdorën si periudhë referimi.
Midis 2 shkurtit dhe 1 marsit, BE-ja e vuri në dispozicion projektligjin, për rritjen e tarifës së vizave për komentet e publikut. Pjesa më e madhe e reagimeve, gjatë kësaj periudhe, erdhi nga qytetarët turq, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre, jo vetëm për tarifat e vizave, por edhe për procedurat.
Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), ka dhënë komente për rritjen e tarifës, duke theksuar se tarifat më të larta të vizave mund të pengojnë vizitorët e mundshëm, si rezultat i të cilave vëllimet e udhëtimeve do të tkurren.
Rritja e propozuar e tarifave të vizave – nga 80 në 90 euro – do të rrisë kostot e udhëtimit për pasagjerët, duke përbërë 34 % të shpenzimeve totale (nga 31 % përpara rritjes së tarifës). Ky rishikim, mund t’i dekurajojë turistët të zgjedhin destinacionet e Shengenit, veçanërisht kur vendet e tjera nuk kërkojnë viza, ose ofrojnë opsione më me kosto efektive.
Fondacioni Italian i Deteve të Oqeaneve, ka shprehur shqetësime për rritjen e tarifave të vizave Shengen, duke u bërë thirrje autoriteteve, që t’i bëjnë vizat pa kosto në raste të caktuara, për të lehtësuar shkëmbimet kulturore dhe tregtare, por gjithashtu do të inkurajonte një integrim dhe mirëkuptim më të madh mes qytetarëve të vendeve të ndryshme.
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA Kompanitë që kanë nënshkruar tashmë marrëveshje me SHBA-në, përfshirë Roche dhe Novartis, janë të përjashtuara nga... -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit










