Integrimi
61 kosovarë pa letra kapen në trenin Hungari-Gjermani
Gjatë janarit në pikat kufitare Austri-Gjermani, rreth Rosenheim-it, kanë hyrë 330 kosovarë, e në dhjetor, 420 sish
Të shtunën, më 7 shkurt, policia gjermane ka zënë 61 kosovarë në një tren. Ata kishin hyrë në këtë shtet pa dokumentaionin e nevojshëm dhe po udhëtonin nga Hungaria me një tren të relacioneve të gjata. Për shkak se u mungonin dokumentet valide të udhëtimit dhe vizat për qëndrim në Gjermani, ata janë zbritur nga treni në Rosenheim.
Në mesin e tyre ishin 49 të rritur dhe 12 fëimijë ose të mitur. Shumica, gjatë marrjes në pyetje janë deklaruar se kërkojnë azil. Fillimisht ata janë dërguar në Qendrën e Pranimit të Refugjatëve në Munih. Por një pjesë e tyre janë detyruar ta lëshojnë Gjermaninë menjëherë.
Policia i ka marrë ata në pyetje dhe i ka sjellë në qendrën e shërbimit të Policisë Federale. Inspekcioni në Rosenheim i Policisë Federale konfirmon se numri i kosovarëve që hyjnë në Gjermani pa letra është shumë i madh prej disa muajsh.
Po ashtu gjatë vikendit Policia Federale e Rosenheimit ka kapur 150 persona që kanë hyrë pa Dokumente në Gjermani. Rreth 90 prej tyre ishin kosovarë.
Ndërsa nga 980 personat e hyrë pa letra gjatë janarit në pikat kufitare Austri-Gjermani, rreth Rosenheim-it, 330 kanë qenë kosovarë. Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ky numër ka qenë edhe më i madh: rreth 420 gra dhe burra kosovarë janë regjistruar si migrantë ilegalë vetëm në këtë regjion.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve












