Shqipëria
Shqipëri: 1.7 milionë vizitorë për tre muaj, gjysma nga Kosova
Tre muajt e parë të vitit 2024, 1.7 milionë persona e kanë vizituar Shqipërinë. Sipas të dhënave, në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, hyrjet e të huajve janë rritur me 60 për qind.
“Kryesisht janë turistë për herë të parë, por ka edhe nga ata që vijojnë të jenë kuriozë e të vizitojnë pjesë të tjera të vendit. Shifrat ndihen edhe te ne. Mund të them se viti ka nisur mjaft mbarë”, ka thënë operatorja turistike, Jetmira Hoxha.
Sipas të dhënave nga INSTAT, gjysma e vizitorëve janë nga Kosova, teksa lista pasohet nga italianët e malazezët. Peshë të konsiderueshme në totalin e turistëve që kanë vizituar vendin në tre muajt e parë të vitit zënë edhe pushuesit nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Anglia, Turqia, Serbia e Polonia, transmeton albinfo.ch.
“Të paktën deri më tani pushuesit nga Kosova nuk mungojnë. Mund të them si në vitet e mëhershme, pavarësisht liberalizimit të vizave. Pjesa tjetër vijon siç ka qenë thuajse”, ka shtuar ajo.
Marsi rezulton si muaji më i mbarë deri më tani në drejtim të turizmit për Shqipërinë. Vendin rezulton ta kenë vizituar gati 735 mijë të huaj, raporton A2CNN. Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, shifra gati është dyfishuar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










