Futboll
Gjermania, shumë e shtrenjtë për Evropian
Kampionati Evropian “Euro 2024” do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 14 korrik
Edhe pse Gjermania është njëra prej shteteve të Evropës, e cila është mbipopulluar nga hotelet dhe “Airnbnb”, “Euro 2024” ka bërë që ky sistem të shtrenjtohet shumë për shkak të kërkesës së madhe.
Tifozët e Shqipërisë, Zvicrës dhe ato të shteteve të tjera, të cilët janë pajisur me një biletë vetëm në ditët e fundit, do ta kenë shumë të vështirë të gjejnë vende ku mund të pushojnë, pasi hotelet dhe shtëpitë me qira thuajse janë të gjitha të zëna.
Sipas një reportazhi në mediet angleze, sistemi është aq i mbingarkuar sa tani dy net në çadër, në një kamp pranë Gelsenkirshenit, kushtojnë plot 556 funte (658 euro), transmeton albinfo.ch.
Autoritetet përkatëse në landin e Ruhrit kanë vënë re se hotelet dhe “Airbnb”-të janë të zëna dhe për këtë motiv kanë vendosur tenda në zona të caktuara, të cilat mund të rezervohen nga tifozët të paktën për dy net.
Tendat luksoze kushtojnë 556 funte (658 euro) për dy net, ndërsa tifozët, të cilët kanë tendat e tyre, do të duhet të paguajnë për vendin plot 128 funte (150 euro) nata.
Tifozët shqiptarë për të evituar pagesa të larta bëjnë mirë që të akomodohen në qytete pranë stadiumeve, ku do të mbahen takimet dhe të udhëtojnë drejt destinacionit të dëshiruar ditën e takimit.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës











