Integrimi
Tash edhe në Zvicër: 75% më shumë azilkërkues kosovarë gjatë janarit!
Numri i tyre në Zvicër (112) është për 75 për qind më i madh se në muajin dhjetor të vitit të kaluar, bën të ditur Sekretariati Federal për Migracion
Në muajin janar të vitit 2015 në Zvicër kanë kërkuar azil 1565 persona që paraqet një rritje prej 3 për qind në krahasim me muajin paraprak, kur ishin 1514. Ndërsa po u krahasua me janarin e vitit 2014 është regjistruar një rënie prej 19 për qind. Shkaku i kësaj rënieje duhet kërkuar te zvogëlimi i kërkesave për azil të eritreanëve dhe sirianëve ndërkohë që ka pasur një shtim të atyre nga Sri Lanka.
Por ajo që është simptomatike në këtë statistikë është shtimi i madh i numrit të azilkërkuesve nga Kosova. Edhe pse ai nuk krahasohet me numrin e kosovarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani dhe në Austri, numri i tyre në Zvicër (112) është për 75 për qind më i madh se në muajin dhjetor të vitit të kaluar, bën të ditur Sekretariati Federal për Migracion (SEM).
Më së shumti kërkesa azili gjatë janarit ka pasur nga Sri Lanka, gjegjësisht 181 sish ose 41 müe shumë se në dhjetor (+29%). Pas Sri Lankës në radhë vjen Eritrea me 146 kërkesa (-21%), Siria me 136 (-33%) dhe Kosova me 112 kërkesa ose + 75%.
SEM bën të ditur se në muajin janar janë zgjidhur 2420 raste të azilit në instancën e parë, prej të cilave 485 janë bazuar në marrëveshjen e Dublinit (këtyre personave nuk u është marrë fare parasysh kërkesa e azilit). Më tutje, 598 veta kanë marrë përgjigje pozitive, gjegjësisht u është njohur azili ndërsa 759 të tjerë kanë firuar qëndrimin e përkohshëm (F).
Gjatë janarit të këtij viti Zvicrën e kanë lëshuar 628 azilkërkues, ose 65 më pak se një muaj më parë. Zvicra ka kërkuar nga vendet tjera të Dublinit pranimin e 1010 azilkërkuesve ndërsa vetëm 206 prej tyre janë pranuar nga ato shtete. Në të njëjtën kohë shtetet tjera të Dublinit kanë kërkuar nga Zvicra pranimin e 266 personave, nga të cilët Zvicra i ka pranuar vetëm 69.
Gjatë javës së kaluar në Zvicër kanë ardhur 23 refugjatë sirianë nga kampet jordaniane. Me këtë numër janë bërë gjithsej 216 sirianë që kanë ardhur në kuadrin e projektit pilot “Resettlement”. Zvicra pati vendosur në shtator të vitit 2013 pranimin e 500 refugjatëve sirianë të kategorisë më të ndjeshme, gjegjësisht në gjendje më të vështirë, fëmijë, gra, të sëmurë. Grupi më i ri është vendosur në kantonin e Valisit, thuhet në komunikatën e publikuar nga SEM.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











