Lajme
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, në ballinë të revistës së njohur gjermane
Në numrin më të ri të revistës së njohur gjermane “Business & Diplomacy”, Kosova ka zënë vend të veçantë.
Ambasadori kosovar, Faruk Ajeti është në ballinën e këtij numri.
“Jam i lumtur që, si Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani, të jem i përzgjedhur në ballinën e revistës së mirënjohur gjermane “Business & Diplomacy”. Kjo revistë ka publikuar edhe disa artikuj për Kosovën, duke promovuar Republikën tonë si shembull ndriçues të ndërtimit demokratik në rajon dhe duke vlerësuar pozitivisht potencialin ekonomik që Kosova ofron”, ka shkruar Ajeti.
Shkrimet në këtë revistë kanë të bëjnë me Kosovën si republikën më të re të Evropës, marrëdhëniet e shkëlqyera me Gjermaninë dhe sfidat e punës së tij në Berlin, arsyet kryesore për të investuar në Republikën e Kosovës dhe të tjera.
Lexoni magazinën: https://publuu.com/flip-book/425343/1135093
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











