Lajme
Breshëri dëmtoi rëndë aeroplanin e „Austria Airlines” para aterimit në Vjenë
Xhami i përparmë dhe "hunda" e aeroplanit u dëmtuan rëndë nga breshëri, por fatmirësisht askush nuk u lëndua, raporton albinfo.at
Një aeroplan i “Austria Airlines” I cili ishte nisur nga Majorka ateroj në Vjenë i dëmtuar, pasi që gjatë rrugës u përplas me një stuhi breshëri.
Nga “hunda” e makinerisë së aeroplanit kanë mbetur vetëm disa pjesë. Nga përplasja, dritarja është copëtuar në dhjetëra vrima. Fluturimi OS 434 I cili ishte nisur nga ishulli spanjoll i pushimeve Majorka për në Vjenë, ishte një udhëtim i frikshëm për ekuipazhin dhe pasagjerët, shkruan albinfo.at
Siç tregon një foto e aeroplanit të AUA-së i cili verbërisht u ulë në Vjenë të dielën në orën 17:20, shihet se nga breshëri, është dëmtuar rëndë edhe “hunda” e avionit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Brigada e zjarrfikësve të aeroportit dhe shërbimet e urgjencës u gjendën menjëherë në vendngjarje, por nuk u desh të ndërhynin.
“Për shkak të dëmtimit është bërë thirrja e urgjencës Mayday. Aeroplani mundi të ulej i sigurt në aeroportin e Vjenës-Schwechat“, thuhet në njoftimin e Austria Airlines.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














