Futboll
Rekordet nga Ronaldo
Për Ronaldon do të jetë Kampionati i gjashtë Evropian, që është një rekord
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord. Tanimë, sulmuesi është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon të paktën në 21 sezone të njëpasnjëshme me një ekip përfaqësues, diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.
Në miqësoren e luajtur të Martën mbrëma ndaj Irlandës, Portugalia fitoi 3-0 dhe CR7 ishte autor i 2 golave, në minutat 50 dhe 60, duke shkuar kësisoj në kuotën e 130 golave më ekipin kombëtar. Edhe kjo kuotë finalizimesh është një rekord botëror, sepse askush tjetër në historinë e sportit më të populluar të planetit, nuk ka mundur të bëjë kaq mirë në këtë drejtim, transmeton albinfo.ch.
Pas përfundimit të sfidës, CR7 u shpreh për mediat, se sa herë që vesh fanellën e ekipit kombëtar, për të është sikur të ishte hera e parë, për shkak të emocionit dhe krenarisë që i jep prezantimi i vendit të tij.
Në Euro 2024, Portugalia do të shkojë me synimin për të fituar Evropianin e dytë, pas triumfit në 2016-tën.
Për Ronaldon do të jetë Kampionati i gjashtë Evropian, që është një rekord.
Hera e parë ishte më 2004, kur portugezët në shtëpi kishin humbur nga Greqia në finale 1:0.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës











