Futboll
Asllani: Më vjen keq për tifozët
Humbja me Italinë djeg, teksa Kristjan Asllani pranon se ka shumë keqardhje që nuk arritën të gëzonin tifozerinë fantastike kuqezi me një rezultat pozitiv.
Mesfushori vlerëson faktin që kuqezinjtë qëndruan në lojë deri në fund, por pranon supremacinë e Italisë, transmeton albinfo.ch.
Një rast në fund që mund të na kishte bërë të dilnim me një barazim nga fusha…
Mund të kishim marrë një barazim, pasi patëm një rast në fund, por nuk e shfrytëzuam. E gjetëm golin shumë shpejt, por Italia e rriti nivelin dhe mbajti kontrollin e topit. Qëndruam në lojë deri në fund dhe mund të barazonim, por nuk ia dolëm. Me vjen shumë keq për tifozët, që ishin të jashtëzakonshëm në stadium, por edhe jashtë tij.
U patë shumë në vështirësi në mesfushë…
Dihet forca e Italisë, që na sulmonte me shumë lojtarë dhe ishte shumë e vështirë për mua dhe Ramadanin në qendër të mesfushës. Po vraponim bosh dhe nuk po viheshim në kontroll të topit, por jemi grup i fortë dhe duhet të mendojmë shpejt për ndeshjen e kthimit.
A keni një mesazh për tifozët?
Më vjen shumë keq që nuk u dhamë një rezultat pozitiv tifozëve, por i falënderoj vërtetë me gjithë zemër që ishin këtu dhe na mbështetën jashtëzakonisht shumë. Janë forca jonë më e madhe.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












