Futboll
Sylvinho, i zhgënjyer pas humbjes ndaj Italisë
Trajneri Sylvinho u shfaq i zhgënjyer me rezultatin ndaj Italisë, por vlerësoi paraqitjen e skuadrës, teksa theksoi se ekipi u pa në vështirësi vetëm në 20-25 minutat e para të takimit, transmeton albinf.ch.
Zhgënjim për rezultatin apo i kënaqur me lojën?
I zhgënjyer me rezultatin, por i kënaqur me atë që dhamë në fushë.
Çfarë kishte pozitive dhe çfarë nuk bëmë mirë?
Nuk bëmë mirë në 20-25 minuta e para, pasi ishin shumë të vështira për ne. Më pëlqeu që luajtëm ndaj Italisë kampione të Evropës, në një atmosferë fantastike dhe ishim në lojë deri në fund për të marrë barazimin.
Çfarë do të bëni ndryshe ndaj Kroacisë dhe çfarë do të bënit ndryshe në këtë takim?
Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin sot në stadium. Ishin shumë shqiptarë. Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim fantastik, me shumë sakrifica, për të qenë në këtë Evropian. Sigurisht që punojmë 12 orë në ditë për ekipin dhe jemi këtu për të fituar ndeshjet, por sigurisht u kam thënë futbollistëve të shijojnë më maksimum këtë shans për të luajtur në Evropian.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












