Futboll
“Kisha vënë bast me djalin”, tifozi që hyri në fushë në ndeshjen Itali-Shqipëri
Shqipëria u mund në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Europian me rezultatin 2-1. Përveç golit rekord të Nedim Bajramit, vëmendjen e mori edhe prezenca shumë e lartë e tifozëve në stadium në mbështetje të kombëtares.
Një tifoz shqiptar hyri në fushën e lojës, duke e ndalur për disa minuta. Ditën e sotme është zbuluar identiteti i tij.
Ai quhet Sami Rexhepi dhe është me origjinë nga Skënderaj i Kosovës. Ai jeton në Dyseldorf të Gjermanisë dhe për mediat në Kosovë ka treguar arsyen pse e mori atë veprim.
”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, raportohet të ketë thënë Rexhepi.
Pasi u fut në fushë, Rexhepi përshëndeti disa prej futbollistëve të kombëtares. Ndërkohë menjëherë ndërhyri sigurimi i stadiumit. Vetëm pasi i “dribloi” disa prej tyre dhe rrëshqiti, tifozi shqiptar u mund të neutralizohej. Më pas u largua nga stadiumi, ku siç thotë dhe ai vetë, hyrjen në fushë e ka paguar me një çmim goxha të rëndë.
Sipas Rexhepit, autoritetet e kanë penalizuar duke i ndaluar futjen në stadiumet gjermane në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën










