Fun
Kandidaten shqiptare e largon sigurimi nga garat DSDS
Kandidaten shqiptare Besa Ademi e largojnë më sigurim nga studiot e talent shou-t "Deutschland sucht den Superstar"
https://www.youtube.com/watch?v=vyyDpO00paA
Një tjetër skandal me shqiptarë ka plasur të shtunën në spektaklin “Deutschland sucht den Superstar”. Pas motrave Zeneli të cilat javë më parë u përplasen me jurinë, një shqiptare tjetër është dashur të largohet me dhunë nga studiot e “DSDS”. Kandidatja Besa Ademi e cila jeton në Gjermani dëshironte me çdo kusht të kalojë në fazën tjetër. Ajo u paraqit me këngën “Diamond” të Rihanna-s, por me vokalin e saj nuk arriti të bindte jurinë, anëtarët e të cilës nuk ia dhanë asnjë pikë pozitive. Kandidatja ishte këmbëngulëse dhe nuk e lëshonte skenën derisa u largua detyrimisht nga sigurimi i këtij spektakli. Një kandidate kaq kryefortë spektakli “DSDS” nuk e kishte pritur.
Besa Ademi këndon në “DSDS” me këngën “Daimond ” nga Rihanna dhe shpresonte të merrte fletën e verdhë për në fazën tjetër kualifikuese. Por Besa, kishte probleme me paraqitjen e saj. Së pari ajo kërkon të pijë pakëz ujë e më pas ankohet për mikrofon. “A mund të këndoj pa mikrofon, sepse ende nuk kam përvojë me këtë”, iu tha ajo jurisë, transmeton “albinfo.ch”. Ndonëse juria nuk shihte asnjë talent të saj për muzikën, ajo kërkonte me çdo kusht të merrte miratimin për fazën tjetër.
“E di ti çfarë është Diarrea? Kështu ngjashëm ishte edhe paraqitja jote. E fillove lëngshëm por në fund e bëre m…” ia shpjegon Dieter Bohlen. Mirëpo kështu nuk mendon Besa e cila është e bindur se do të jetë një këngëtare e ardhshme. ” Ju dëshironi luftëtare, dhe ja ku e keni luftëtaren këtu e cila me gjithë zemër do të luftojë”, thotë Besa. Por pop titani Bohlen prapë ia shpjegon.
“Ne dëshirojmë luftëtarë, por luftëtarë që dinë dhe munden të bëjnë diçka”. Besa i merr katër herë “Jo” dhe nuk mundet të kalojë për mëtej, megjithatë ajo sërish nuk e lëshon skenën duke debatuar me jurinë për të ia dhënë shansin e dytë. “Ti nuk mund të kalosh në fazën tjetër se ti nuk di të këndosh”, ia përsërit sërish Bohlen. “E ti,çka di?”, ia kthen Besa. Në fund anëtari i jurisë, Heino thërret sigurimin që ta largojnë vajzën nga skena. Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













