Futboll
Silvinjo: Këtë ndeshje do ta mbaj mend gjithë jetën
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, pas ndeshjes me barazim kundër Kroacisë, tha se ishte një ndeshje e mirë nga ekipi.
Silvinjo theksoi se minutat e fundit në ndeshjen Kroaci-Shqipëri do të mbeten në memorien e tij për gjithë jetën.
“Me gjithë respektin për Kroacinë, që kanë bërë shumë mirë në 7-8 vjetët e fundit. Dua t’i komplimentoj. 5 minutëshi i fundit do të mbetet në memorien e të gjithë shqiptarëve. Mund të kishim mbyllur ndeshjen me golin e dytë, por e pësuam dy herë. Megjithatë ato minuta të fundit, do të mbeten mend gjatë. Kjo do të jetë një ndeshje që do e mbaj mend gjithë jetën. Në dhomat e zhveshjes, kemi lojtarë që po fitojnë eksperiencë për të ardhmen”, u shpreh trajneri i kuqezinjve.
Ai ka folur edhe për lojëtarët e kombëtares.
“Nëse do ishte shënuar ai gol i Manajt ndaj Italisë, do flisnim ndryshe. Ishin të dyja ndeshje të mira, por diferencën e bën rezultati. Ne mund të përmirësohemi duke bërë ndeshje të tilla, në Europian dhe për Botërorin. Kemi lojtarë shumë të rinj. Mitaj, Bajrami dhe Muçi. Kemi lojtarë të rinj që po marrin eksperiencë. Zgjodhëm Dakun para Brojës, sepse në 10 minutat e fundit, Kroacia ishte e tërhequr. Broja kërkon hapësira. Daku është lojtar që tërheq ekipin”, deklaroi Silvinjo.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












