Uncategorized
Një serb vdes si pasojë e rrahjes, 3 shqiptarë të dyshuar për vrasje
Para lokalit „Ex-Yu”, në Linz, Austri, një vendtakim që e frekuentojnë kryesisht njerëzit nga regjioni i Ballkanit në natën në mes të tetë dhe 9 shkurtit është plagosur për vdekje serbi 39 vjeçar, Dalibor L. Pasi që ka qëndruar në gjendje kome disa ditë ai më vonë në spital, si pasojë e goditjeve që dyshohet t`i ketë marrë natën fatale nga shqiptarë.
Një zëdhënës i prokurorisë së Linzit thotë për mediet austriake se hetimet po zhvillohen për veprën penale të lëndimit trupor me pasojë vdekjen. Zëdhënësi nuk ka ofruar hollësi të tjera lidhur me rastin, ndonëse dorasi i dyshuar është i njohur për organet e ndjekjes. Bëhet fjalë për një shqiptar 24 vjeç nga regjioni i gjerë i Wels-it. Obduksioni i viktimës do të sqarojë nëse dëmtimi i rëndë i trurit të tij ka ardhur si pasojë e lëndimit nga rrëzimi që ka pësuar pas goditjes që ka marrë në fytyrë.
Veç të dyshuarit kryesor, janë arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët e kanë shoqëruar atë në natën kritike dhe që po ashtu dyshohen se kanë marrë pjesë në rrahje.
E-Diaspora
-
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? Analiza e fenomenit të kthimit në Kosovë gjatë fundvitit... -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri -
Shqiptarja debuton në ekranin e madh me filmin britanik kriminal “A Gangster’s Life” -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Fjalët më të përfolura në Zvicër gjatë vitit 2025 «Frauen-Nati» është zgjedhur fjala zvicerane e vitit 2025 nga Zürcher Hochschule für Angewandte Wissenschaften (ZHAW). Në... -
Deputetët miratojnë tituj të rinj profesionalë për arsimin e lartë profesional -
Qytetarët me shtetësi të dyfishtë franko-zvicerane nuk do të mund t’i shmangen më shërbimit ushtarak në Zvicër -
Valë e re shkurtime punësimi në Zvicër -
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it










