Kosova
Johann Von Hahn, diplomati austriak, themelues i albanologjisë
Sot, Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi albanologun më të njohur të shekullit XIX, diplomatin austriak, Johann von Hahn, në ditën e tij të lindjes (11 korrik 1811), përcjell albinfo.at.
Thuhet se Von Hahn punoi në Konsullatën e Austrisë në Janinë, ku ra në kontakt me shqiptarët e madje mësoi edhe gjuhën shqipe. Ndërkaq, bëri tri udhëtime në Shqipëri. Mblodhi të dhëna për historinë, filologjinë dhe folklorin shqiptar dhe ishte tejet i interesuar për botën shpirtërore dhe historinë e shqiptarëve dhe të arbëreshëve të Greqisë.
Hahn-i kërkoi nëpër Shqipëri edhe lëndën për veprën e tij madhore në tri vëllime “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), që u botua në vitin 1854. Aty ai argumentoi për herë të parë, nga një pikëpamje shumëdisiplinare (historike, gjuhësore, etnografike, etj.), autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen e tyre ilire dhe prejardhjen e shqipes nga ilirishtja, duke dëshmuar përkatësinë e shqipes si gjuhë e familjes indoevropjane.
Në anën tjetër, teza e tij u shfrytëzua nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare për vetëdijesimin kombëtar të popullit dhe për argumentimin e së drejtës historike për autonomi e shtet të pavarur, që do të përfshinte të gjitha territoret e banuara nga shqiptarët.
Përveç veprës “Studime shqiptare” ai u bë i njohur edhe me veprat studimore “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit”, “Udhëtim prej Beogradit në Selanik”, etj.
Hahn-i ishte albanologu i parë që kishte vënë re dhe kishte konfirmuar shkencërisht se motivet shqiptare në këngë, etnologji, kulturë, art dhe leksik ishin më të vjetra se ato të popujve të tjerë të Ballkanit.
Profesor Eqrem Çabej e vlerësonte Hahn-in si themeluesin e albanologjisë në kuptimin e vërtetë shkencor të kësaj fjale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026













