Lajme
Ministri zviceran i Mjedisit kundërshton zhvendosjen e njerëzve nga luginat alpine
Ministri zviceran i Mjedisit, Albert Rösti, ka refuzuar thirrjet për zhvendosjen e njerëzve nga luginat alpine për shkak të stuhive. Ai ka thënë se kjo do të nënkuptonte që njerëzit të humbnin mjedisin e tyre të njohur pa e ditur se kur dhe ku do të ndodhë fatkeqësia e ardhshme.
Në një vend me popullsi të dendur siç është Zvicra, masat mbrojtëse ishin një zgjidhje më e mirë “se sa të detyroheshin të gjithë të zhvendoeshin në qytete”, tha Rösti, teksa u shpreh se nuk mund të ishte strategjia e Zvicrës për të braktisur lugina apo fshatra të tëra.
Më shumë vdekje të lidhura me nxehtësinë do të priten gjithashtu në të ardhmen, paralajmëroi ai. Qytetet duhet të përshtaten me këtë, transmeton albinfo.ch.
“Megjithatë, ne nuk po themi: duhet të largoheni nga qyteti tani. Në të ardhmen, do të ketë më shumë zona në të cilat mund të ndërtohen më pak. Do të ketë gjithashtu masa të tjera ndërtimi aty ku ka rrezik përmbytjeje”, ka thënë ai.
Marrja seriozisht e rreziqeve
“Ne jetojmë me rreziqe të ndryshme që duhet t’i marrim seriozisht dhe të marrim masa parandaluese”, tha ai. “Natyra nuk mund të kontrollohet sipas dëshirës”.
Luginat alpine ndryshojnë vazhdimisht
Pas stuhive shkatërruese në javët e fundit, u ngrit diskutimi nëse luginat alpine duhet të rivendosen.
“Në raste individuale, zhvendosja mund të ndodhë”, tha presidentja e kantoneve malore, Carmelia Maissen, në një intervistë me NZZ am Sonntag një javë më parë.
“Ne sigurisht nuk do të heqim dorë nga lugina të tëra”, tha ajo.
Maissen kritikoi gjithashtu ndërhyrjen për popullatën e prekur. Ajo theksoi se vendbanimi i luginave alpine ka qenë gjithmonë subjekt i ndryshimeve teksa u shpreh se kështu do të jetë edhe në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










