Lajme
Veturat elektrike ‘të padëshiruara’ në Gjermani
Në Gjermani, shitjet e veturave elektrike ranë më së shumti në vitin 2024, nëse shikoni tregun evropian. Tani vjen lajmi se 68.7 për qind e tregtarëve kanë ndaluar tregtimin e vetrurave elektrike sepse besojnë se është thjesht një biznes me humbje. Hulumtimi është kryer nga revista Kfz-betrieb.
Mënyra e vetme që tregtarët e veturave mund të heqin qafe automjetet elektrike të përdorura është duke ofruar zbritje të thella. Vetëm në muajin qershor të vitit 2024, 80 për qind e shitësve me pakicë raportuan se shesin vetura elektrike me humbje. Nga tregtarët e makinave të anketuar, 51.1 për qind thonë se makinat elektrike të përdorura janë aktualisht të papranueshme.
Sipas organizatës gjermane Deutsche Automobil Treuhand, shumë konsumatorë kanë frikë të blejnë makina elektrike të përdorura për shkak të çmimeve të larta dhe teknologjisë së vjetruar. Gjenerata të reja të makinave elektrike me rreze më të gjatë, bateri më të mira dhe motorë më efikas po shfaqen në treg.
Edhe prodhuesit e veturave kanë filluar të veprojnë dhe kanë filluar të marrin seriozisht problemet që kanë lindur me automobilat elektrike të përdorura.
Audi dhe BMW janë dy kompani që kanë filluar të trajnojnë tregtarët e tyre për t’u bërë më të mirë në shitjen e makinave elektrike të përdorura.
Një mënyrë tjetër për të zgjidhur problemin është ofrimi i një garancie pesëvjeçare për modelet e zgjedhura, gjë që Mercedes e ka bërë dhe Volkswagen ka një ide se si ta zgjidhë problemin.
“Në të ardhmen, Volkswagen Financial Services do t’i mbajë automjetet elektrike për aq kohë sa të jetë e mundur në mënyrë që të jetë në gjendje t’u ofrojë klientëve kontrata tërheqëse leasing për veturat elektrike të përdorura”, njoftoi Volkswagen.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













