Shqipëri
1.9 milionë turistë kanë hyrë vetëm në muajin qershor në Shqipëri
Në territorin e Shqipërisë gjatë muajit qershor 2024 kanë hyrë 1.9 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, përcjell albinfo.ch.
Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, ky tregues ka pësuar një rritje me 21,5 %, krahasuar me qershorin 2023.
INSTAT bën të ditur se 1.7 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 20,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sa u përket hyrjeve të shtetasve në qershor 2024, INSTAT bën me dije se “numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 676.241, duke pësuar një rritje me 17,7 %, krahasuar me qershor 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.244.967. Ky numër është rritur me 23,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”.
Lidhur me daljet e shtetasve, INSTAT informon se në muajin qershor 2024, 642.471 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,5 %, krahasuar me qershor 2023.
“Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2024 janë 1.146.445. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 25,4 %”, shtoi INSTAT.
Në qershor 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.174.197 shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 41.921 dhe 11.103 shtetas.
Në qershor 2024, krahasuar me qershor 2023, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë rritje, për qëllime personale me 23,2 %; rritje, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj., me 25,1 %; rritje, për biznes dhe qëllime profesionale me 57,2 %.
Sipas INSTAT gjatë periudhës janar-qershor në vendin tonë kanë hyrë 4.547.89 shtetas të huaj.
E-Diaspora
-
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër Një grup infermierësh dhe profesionistësh shqiptarë të shëndetësisë në Zvicër kanë themeluar “Lidhjen e Infermierëve Shqiptarë... -
Takim në Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB për çështjen çame -
Nga Tirana në Vjenë e Londër, diaspora mobilizohet kundër ndërtimeve në Zvërnec -
Bernë
Ambasada e Kosovës në Bernë njofton mërgatën: Më 6 qershor 2026 hapen qendrat e votimit në Zvicër -
Gjermani
Leonit Jashari nënshkruan me VfL Wolfsburg, talenti shqiptar vazhdon ngjitjen drejt futbollit elitar
Jeta në Zvicër
-
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër Në vitin 2025, pati një rekord të ulët prej 24 sulmesh në bankomate - gjysma e... -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025 -
Presidenti zviceran nuk është i befasuar nga lëvizja e fundit e tarifave të SHBA-së -
Ngrihen shqetësime mbi të drejtat e pasagjerëve ajrorë në Evropë, kjo është arsyeja -
Kantonet zvicerane përgatiten për miliona dollarë shpenzime për refugjatët ukrainas













