Lajme
PE me rezolutë për njohjen e Kosovës
Komiteti për politikë të jashtme, ka miratuar propozim e eurodeputetes Ulrike Lunacek që PE të miratojë një rezolutë për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Parlamenti Evropian do të kërkojë edhe një herë nga pesëshja e Bashkimit Evropian (Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro) që nuk e ka njohur Kosovën, që ta njohin pavarësinë e saj, ndërsa i rekomandohet BE-së që ta përshpejtojë procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën.
Kështu thuhet në një propozim-rezolutë për Kosovën e cila u votua në komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian. Autorja e këtij dokumenti është raportuesja për Kosovën, austriakja Ulrike Lunacek e cila mori përkrahjen e 35 anëtarëve të komitetit, ndërsa kundër këtij drafti votuan 7 deputetët e 4 tjerë abstenuan.
Ulrike Lunacek shpreson se kjo shumicë dërmuese do dominojë edhe gjatë votimit në seancë plenare në muajin mars.
Në tekstin e draft-rezolutës, të cilën e publikoi RTK, kërkohet nga Komisioni Evropian që të procedojë më tutje me procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën, pavarësisht fluksit të fundit të imigrantëve që ilegalisht po ia mësyjnë Evropës.
“Jam e sigurt se ndër arsyet që shumë njerëz u larguan nga Kosova, është edhe ndjenja se është i vetmi në rajon që nuk mundet me lëvizë”, ka deklaruar Lunacek pas votimit të sotëm.
Sido që të jetë, shqetësimi për numrin e madh të qytetarëve të Kosovës që braktisin vendin, ka zënë vend të rëndësishëm në raportin e Ulrike Lunacek. Në mes tjerash në dokument përfshihet edhe kërkesa për hetime serioze në lidhje me aludimet për korrupsion brenda mision EULEX.
Dokumenti i Parlamentit Evropian shprehë pakënaqësinë me numrin aq të vogël të femrave në qeverinë e Kosovës. Pas tejkalimit të ngërçit politik, Parlamenti Evropian kërkon nëpërmjet këtij dokumenti, që qeveria të ndërmarr reformat e domosdoshme dhe të vazhdojë rrugëtimin evropian.
Kërkohen nga qeveria në Prishtinë, që në listë të prioriteteve të ketë përpjekjet në ndërtimin e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe luftimit efikas të krimit dhe korrupsionit. Në draft ka shprehje shqetësimi për shkak të rritjes së radikalizimit në Kosovë dhe shkrues së të rinjve në luftërat në Siri dhe Irak.
Ndërkohë, mirëpritet pjesëmarrja e Kosovës në luftën kundër terrorizmit.
Ndryshe draft-rezoluta shkon në seancë të PE-së gjatë muajit mars, me ç’rast, dokumenti shndërrohet në Rezolutë të Parlamentit Evropian.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Nis trafiku i pushimeve verore në Zvicër: Kolona drejt jugut, disa kilometra e gjatë Që të shtunën në mëngjes, trafiku në autostradën A2 u bllokua për tetë kilometra përpara Portalit... -
Zvicër: 24 % e makinave të regjistruara së fundmi, janë makina elektrike -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
Puna në Zvicër: 300,000 vende të reja pune në pesë vjet -
200 franga më pak për person: Lucerni tërheq me zbritje qiraje













