Kosova
“The doors of life – Albania” pritet nga SHH “Nënë Tereza”, në Zvicër
“Kjo vizitë ishte një mundësi e veçantë për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ndarë eksperiencat mes organizatave tona që kanë një qëllim të përbashkët"
Më 27 korrik 2024 Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” në Zvicër pati nderin dhe kënaqësinë të vizitohet nga organizata “The doors of life, Albanian” nga Shqipëria, e cila është partnere dhe bashkëpunuese e shoqatë Nënë Tereza”, bën të ditur SHH “Nënë Tereza”.
Organizatën “The doors of life, Albania” e kryesonin Dr. Bernard Progni dhe zotëri Xhevahir Doçaj, ata i shoqëronte veprimtari Mirash Ndreja.
Mysafirët u pritën ngrohtësisht nga kryetari i shoqatës “Nënë Tereza” në Zvicër, Zotëri Nue Zalli dhe stafi i shoqatës: Fadil Haxhosaj, Xholec Dedaj dhe Bardhec Berisha – Bardhi.
“Kjo vizitë ishte një mundësi e veçantë për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ndarë eksperiencat mes organizatave tona që kanë një qëllim të përbashkët: të ndihmojnë ata që janë në nevojë dhe të sjellin ndryshime pozitive, për tu ardhur në ndihmë më së shumti njerëzve që mbesin të braktisur dhe të sëmurëve pa mbështetje. Na u dha mundësia të njohim nga afër punën e palodhur dhe të jashtëzakonshme që të dy organizatat tona bëjnë për të ndihmuar shoqërinë tonë”, vazhdon komunikata e SHH “Nënë tereza” të Zvicrës, me seli në Lucern, shkruan Albinfo.ch.
Kryetari i shoqatës Nënë Tereza në Zvicër, Zotëri Nue Zalli prezantoi veprimtarinë dhe projektet që kjo shoqatë zhvillon për të mbështetur individët dhe familjet që kanë nevojë dhe që ndodhën në situata të vështira. Nga ofrimi i ndihmës mjekësore dhe ushqimore, deri te mbështetja edukative dhe sociale, ku shoqata “Nënë Tereza” ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetët e shumë njerëzve.
Përfaqësuesit e “The Doors of Life – Albania” patën gjithashtu mundësinë të ndajnë përvojat dhe praktikat e tyre më të mira, duke diskutuar mënyrat se si mund të forcojnë bashkëpunimin. Ky shkëmbim idesh dhe përvojash është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një rrjeti më të fortë dhe më të efektshëm të organizatave bamirëse gjithandej trojeve shqiptare.
Me këtë rast, të dy organizatat dhuruan nga një dhuratë simbolikë njëra tjetrës në shenjë solidariteti dhe respekti ndaj njëra tjetrës, duke krijuar kështu edhe një mirënjohje të ndërsjellët në mes veti për të dy palët.
Vizita përfundoi me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe frymëzimi. Të dyja shoqatat u angazhuan për të vazhduar bashkëpunimin e tyre dhe për të punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta. “The Doors of Life – Albania” shprehu mirënjohjen e saj të thellë për mikpritjen dhe për punën e mrekullueshme që bën Shoqata “Nënë Tereza” në Zvicër”, përfundon teksti i komunikatës
(Bardhec Berisha – Bardhi)
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 Ministrja nga Kosova diskutoi në Zvicër për sfidat gjeopolitike, ndryshimet në rendin global dhe perspektivën evropiane... -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat












