Lajme
Bundestagu gjerman do të zvogëlojë numrin e deputetëve
Nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, Gjermania do të zgjedhë 630 përfaqësues në Bundestag, parlamentin kombëtar, në ndryshim nga numri i mëparshëm, i cili u rrit në 733 vende pas zgjedhjeve të vitit 2021.
Kjo reformë zgjedhore e propozuar nga koalicioni “semaforë” (të Gjelbër, Social Demokratë, Liberalë), u konfirmua me vendim të Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe, shkruajnë mediat gjermane.
Parlamenti gjerman është unik në atë që nuk ka një numër të qëndrueshëm mandatesh, por ndryshon në varësi të rezultateve të zgjedhjeve.
Kur votuesit, sipas sistemit aktual, shkojnë në qendrat e votimit, ata mund të votojnë në dy lista. Në të parën votojnë për një kandidat nga rrethi i tyre lokal, prej të cilëve 299 në Gjermani dhe në të dytën për partinë politike që mbështesin.
Çdo kandidat që fiton mjaftueshëm mbështetje në komunitetin lokal i garantohet një vend në Bundestag. Vendet e tjera në parlament ndahen me vota në listën e dytë, ku partitë marrin përfaqësues në varësi të mbështetjes që kanë
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










