Lajme
TikTok paditet nga SHBA, po shkel privatësinë e fëmijëve
Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka paditur Tik Tok dhe kompaninë e tij mëmë kineze ByteDance. Arsyeja e kësaj padie është shkelja e privatësisë së fëmijëve në internet, në bazë të një marrëveshje të vitit 2019. Në padi thuhet se Tik Tok ka vazhduar të mbledhë të dhëna për miliona fëmijë nën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve të tyre dhe duke mos respektuar të dhënat e prindërve, shkruan Politico.
“TikTok me vetëdije dhe në mënyrë të përsëritur shkeli privatësinë e fëmijëve, duke kërcënuar sigurinë e miliona fëmijëve në të gjithë vendin,” tha në një deklaratë kryetarja e FTC Lina Khan.
“FTC do të vazhdojë të përdorë sferën e plotë të autoriteteve të saj për të mbrojtur fëmijët në internet – veçanërisht pasi firmat vendosin mjete dixhitale gjithnjë e më të sofistikuara për të vëzhguar fëmijët dhe për të përfituar nga të dhënat e tyre”, shtoi ajo.
Zëdhënësi i TikTok, Alex Haurek kundërshtoi akuzat dhe tha se shumë kanë të bëjnë me ngjarje dhe praktika të së kaluarës që ishin të pasakta.
“Ne jemi krenarë për përpjekjet tona për të mbrojtur fëmijët dhe ne do të vazhdojmë të përditësojmë dhe përmirësojmë platformën,” tha ai në një deklaratë.
Tik Tok është një nga platformat më të mëdha të mediave sociale në internet, me mbi 170 milionë përdorues në SHBA. Ai është kryesisht i popullarizuar në mesin e të rinjve.
Padia e Departamentit të Drejtësisë vjen pasi ligjvënësit votuan në prill për të detyruar shitjen e TikTok ose ndalimin e aplikacionit për lidhjet e tij me kompaninë e saj mëmë me bazë në Pekin, ByteDance.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













