Lajme
Falimentimi i kompanive gjermane, në nivelin më të lartë
Numri i kompanive gjermane të falimentuara u rrit në nivelin më të lartë në rreth 10 vjet, raportoi sot Instituti për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH).
Sipas të dhënave të IWH, numri i kompanive të falimentuara u rrit me një të tretën – në 1406 në korrik – dhe u prekën pothuajse 10 000 vende pune, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Rritja e ndjeshme e shifrave të falimentimit preku të gjithë sektorët, por veçanërisht sektorin e prodhimit – ku 145 kompani paraqitën njoftimin për falimentim në korrik.
Gjithashtu, instituti raportoi 100 kompani të tjera të falimentuara në qershor.
Kreu i IWH, Steffen Müller, tha se shifrat pritet të bien në gusht – dhe më pas të rriten sërish në shtator.
Kjo do të thotë se numri i kompanive të falimentuara ka të ngjarë të mbetet vazhdimisht mbi nivelin e parapandemisë.
Instituti analizon të dhënat e fundit mbi falimentimet nga gjykatat gjermane të gjendjes civile – dhe i lidh ato me shifrat e bilancit të kompanive të prekura./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











