Lajme
Gjatë vitit 2023 mbi 47 mijë persona në Evropë vdiqën si pasojë e vapës
Gjatë vitit 2023 mbi 47 mijë persona kanë vdekur si pasojë e temperaturave të larta në kontinentin Europian. Shifrat përfshijnë statistika nga 35 shtete të ndryshme.
Shifra është publikuar në një raport të Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global. Jugu i Europës bën pjesë në zonat më të prekura nga temperaturat e larta, të cilat në disa raste kanë kaluar mbi 40 grade celsius. Greqia, Bullgaria, Italia dhe Spanja janë vendet numrin më të lartë të vdekjeve nga nxehtësia.
Për shkak të ndryshimeve klimatike temperaturat po vazhdojnë të ngrihen dhe Evropa është kontinenti i cili po përjeton ngrohjen më të shpejtë në botë. Raporti thotë se numri i vdekjeve në vitin 2023 është më i ulët sesa ai prej 60 mijë vdekjesh të lidhura me temperaturat e larta në vitin 2022.
Ekspertët vlerësojnë se ky numër do të kishte qenë rreth 80% më i lartë, nëse nuk do të ishin marrë masa nga autoritet në shkallë rajonale. Këto masa nënkuptojnë paralajmërimin më të hershëm për qytetarët, si dhe përmirësimi i kujdesin shëndetësor.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













