Lajme
Ukraina sulmon me dronë brenda Rusisë, dëmton 4 aeroporte ushtarake
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Ukraina ka ndërmarrë ditën e sotme një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda territorit të Rusisë, të cilat kanë pasur si objektiv 4 aeroportë ushtarakë, të cilët morën dëmtime të mëdha.
Sipas Reuters, synimi i Ukrainës me këtë sulm ishte të minonte kapacitetet e Rusisë për të përdorur avionët luftarakë për të bombarduar qytetet ukrainase.
Ndërkohë që Moska ka vendosur të ngrejë në fluturim avionët bombardues strategjikë Tu-95MC, të cilët fluturuan mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Barenc dhe atij të Norvegjisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes informon se ky fluturim i avionëve strategjikë zgjati 4 orë dhe ata u furnizuan në ajër nga avionët më të vegjël MiG-31. Gjithashtu raportohet se udhëtimi i dy avionëve rusë u shoqërua gjatë gjithë kohës nga larg prej avionëve të aleatëve të NATO-s.
Teksa trupat ukrainase vijojnë ofensivën këtë herë brenda territorit rus, Kremlini zyrtar nuk hezitoi të akuzonte Perëndimin se u ka dhënë leje këtyre inkursioneve banditeske brenda kufirit të Rusisë.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












