Lajme
Falsifikoi kartëmonedha në vlerë 11 milionë euro, Europol arreston 1 person
Javën e kaluar, një falsifikator u arrestua në Napoli, i cili printoi 11 milionë euro kartëmonedha false, njoftoi Europol.
Europol njoftoi se personi i arrestuar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, tashmë kishte shitur tetë milionë euro kartëmonedha false në të gjithë Evropën dhe shtoi se policia i kishte sekuestruar pothuajse tre milionë euro kartëmonedha false.
“Për më tepër, falsifikuesi i arrestuar besohet të jetë përgjegjës për më shumë se 27 për qind të të gjitha kartëmonedhave të falsifikuara euro të zbuluara të tërhequra nga qarkullimi vetëm në vitin 2023”, njoftoi Europol.
Në arrestim ka marrë pjesë edhe policia franceze pasi një pjesë e madhe e kartëmonedhave të falsifikuara janë hedhur në qarkullim në Francë./abcnews.al
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













