Lajme
Kanë shitur 355 teste false për pasaportën gjermane, dënohen dy vëllezër nga Kosova
Ata janë dënuar njëri me katër vjet e gjysmë dhe tjetri me katër vjet e tetë muaj burg, ndër të tjera, për 355 raste falsifikimesh të dokumenteve
Për të marrë një pasaportë gjermane, të huajt duhet të paraqesin dëshmi të zotërimit të gjermanishtes. Siç u tregua në një proces gjyqësor në Shtutgart, ky sistem nuk është aspak i sigurt ndaj falsifikimit.
Shtutgart – Duke përdorur një sistem profesionalisht të sofistikuar, dy vëllezër në Baden-Württemberg kanë falsifikuar dhe shitur për qindra njerëz dokumente si certifikata gjuhësore dhe certifikata nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, transmeton albinfo.ch.
Një 32-vjeçar dhe vëllai i tij, gjashtë vjet më i vjetër, u dënuan nga Gjykata e Landit e Shtutgartit, njëri me katër vjet e gjysmë dhe tjetri me katër vjet e tetë muaj burg, ndër të tjera, për 355 raste falsifikimesh të dokumenteve, shkruan dpa.de. Ata kanë pranuar veprën me të cilën ngarkoheshin. Një tjetër vëlla është ende në paraburgim për akuza të ngjashme.
Personat nga qyteti Aspach (rrethi i Rems-Murr) – të dy nga Kosova – kishin shënuar emrat dhe adresat e klientëve të tyre si dhe çmimet dhe çdo borxh në fletore. Kryetari i trupit gjykues tha se janë vërtetuar të ardhurat prej së paku 313,940 euro, nga ky “biznes”.
Certifikatat u prezantoheshin klientëve në një restorant në Backnang ose u dërgoheshin me postë apo në një shkollë gjuhësore në Ellwangen. Në rreth 220 prej këtyre rasteve, klientët u kanë dorëzuar autoriteteve falsifikimet për të marrë leje qëndrimi ose për t’u natyralizuar.
Testet e gjuhës në Gjermani janë të detyrueshme që nga viti 2008
Që nga viti 2008, çdo emigrant duhet të bëjë një test gjuhësor nëse dëshiron të ketë një pasaportë gjermane. Ai duhet të demonstrojë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, transmeton albinfo.ch. Ndër të tjera, pritet që të huajt që kanë aplikuar për natyralizim të zotërojnë mjaft mirë gjuhën gjermane për të komunikuar në mënyrë adekuate me njerëzit e tjerë në jetën e përditshme, në punë dhe me autoritetet në Gjermani.
Aktgjykimet nuk janë ende përfundimtare. Të dy të dënuarit mund ta kundërshtojnë këtë. Por, sipas një marrëveshjeje ndërmjet mbrojtjes dhe prokurorit publik, dënimet me burg janë brenda kornizës së dakorduar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane Arti bashkëkohor i Kosovës prezantohet në Gjermani... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Sonte fillon festivali “Tri Net Film Fest”, në Freienstein
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore











