Kosova
Më 11 shtator nis edicioni i pestë i Festivali të Filmit Kino Kosova në Bernë
Festivali i Filmit Kino Kosova do të ketë edicionin e 5 të vitit 2024, në Bernë, nga data 11 deri më 15 shtator.
Festivali i këtij viti përqendrohet në temën «Contemplating» – «Përsiatje», duke shfaqur filma nga Kosova dhe diaspora e saj në kinematë e Bernës.
Bosnjë e Hercegovina është shteti mysafir këtë edicion në bashkëpunim me Sarajevo Film Festival dhe Shoqatën e kineastëve nga Bosnjë e Hercegovina, dhe me një program të veçantë me filmat e shkurtër zviceranë, në bashkëpunim me Festivalin e Filmit të Shkurtër nga Winterthur (Kurzfilmtage Winterthur).
Këtë vit Kino Kosova do të shfaqë mbi 30 filma, duke ofruar një program të larmishëm dhe atraktiv.
Disa nga pikat kryesore përfshijnë:
“Bota Jonë”, nga aktorja dhe regjisorja e njohur ndërkombëtarisht, Luàna Bajrami, që eksploron jetën e dy grave në prag të pavarësisë së Kosovës më 2007.
“Afterwar”, një dokumentar i fuqishëm i regjisores daneze Birgitte Staremose, i cili sapo ka fituar çmimin e publikut në Dokufest në Prizren. Filmi ndjek jetën e ish-fëmijë shitësve të cigareve në Kosovë, teksa ata përballen me sfidat e moshës madhore.
“And The Wind Weeps”, një film i ri me metrazh të shkurtër nga regjisorja kosovare e vlerësuar me çmime, Aulona Selmani, e diplomuar në Zhdk. Filmi tregon historinë prekëse të një dëshmitari të krimeve të luftës që kërkon të dëgjohet.
Nga Bosnjë e Hercegovina, përzgjedhja e filmave e kuruar nga Elma Tataragić nga Festivali i Filmit në Sarajevë ofron një dritare në realitetin kompleks të vendit, duke trajtuar tema të tilla si përdhunime gjatë luftës, mosha madhore, rolet gjinore dhe betejat për të mbijetuar në kushte të vështira ekonomike.
Në këtë 5-vjetor, do të shfaqen dy filma të shkurtër zviceranë, të kuruar nga John Canciani, drejtori artistik i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Winterthur. Këto shfaqje synojnë të rrisin shkëmbimin ndërkulturor ndërmjet artistëve nga Kosova, Zvicra dhe Bosnja dhe Hercegovina, duke theksuar fuqinë transformuese të filmave të shkurtër.
Përveç shfaqjeve të filmave, pjesëmarrja e artistëve do të jetë e lartë dhe do të ketë panel diskutime, ku audienca do të ketë mundësinë të thellohet në tema të ndryshme së bashku me kineastët dhe artistët. Midis tyre, një panel do të eksplorojë artin e filmave të shkurtër, ndërsa një tjetër do të shqyrtojë fuqinë transformuese të festivaleve të filmit në shoqëritë e pasluftës.
Gjithashtu, festivali do mirëpresë dy artiste nga Kosova, Blerta Hashani dhe Lumturie Krasniqi, të cilat po marrin pjesë në një rezidencë artistike në qendrën kulturore PROGR në Bernë përpara se të prezantojnë punën e tyre gjatë festivalit. Gjithashtu, festivalit do t’i shtojë ngjyra të pasura muzikore artistja shqiptare Linda Rukaj dhe kuarteti i saj, të cilët do të performojnë gjatë festivalit. Rukaj, një këngëtare, kompozitore, kitariste dhe kontrabasiste e talentuar, njihet për bashkëpunimet e saj me artistën e njohur të xhazit zvicerano-shqiptar, Elina Duni.
Në një botë që përballet me sfida të shumta, tema “PËRSIATJE” është më e rëndësishme se kurrë. Festivali synon të krijojë një hapësirë për reflektim dhe dialog. Bosnja dhe Hercegovina, shtet mysafir i këtij viti, ndan një lidhje të thellë me Kosovën përmes përvojave të përbashkëta të luftës dhe procesit të vazhdueshëm të rimëkëmbjes. Festivali synon të nxisë ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin, duke promovuar unitetin në një botë të ndarë.
Si Kosova ashtu edhe Bosnjë e Hercegovina kanë një diasporë të konsiderueshme në Zvicër, me rreth 250,000 shqiptarë kosovarë dhe 60,000 boshnjakë që e quajnë Zvicrën shtëpi të dytë. Megjithatë, shkëmbimet e pasura kulturore midis këtyre komuniteteve dhe Zvicrës shpesh kalojnë pa u vënë re. Kino Kosova synon të ndryshojë këtë gjë duke ndërtuar ura artistike dhe shoqërore, veçanërisht brenda trekëndëshit të formuar nga Kosova, Bosnja dhe Zvicra.
Programi: https://www.kinokosova.com/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Shtator 2024
- Ora19:00
- LokacioniBerne
- Data e përfundimit15 Shtator 2024 - 22:00
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











