Lajme
Substanca toksike në disa veshje, studimi gjerman ngre shqetësimin
Mjaftojnë disa klikime në faqen e SHEIN, dhe pak para të shpenzuara dhe nga ana tjetër e botës të vijnë në shtëpi qese plastike plot me veshje apo aksesorë.
Megjithatë, pas këtij procesi vazhdimisht në rritje, atij të modës së shpejtë dhe shpesh kompanive aziatike si SHEIN dhe Temu, por edhe AliExpress dhe të tjera, ka anë të errëta mbi të cilat është shpesh e ndërlikuar të marrësh përgjigje, si për sa i përket kushteve të punëtorëve, si në aspektet e cilësisë apo përbërjes së produkteve.
Raporte dhe hetime të shumta nga shoqata të ndryshme, duke përfshirë Greenpeace në vitin 2022, kanë zbuluar deri më tani se produktet e tregtuara në veçanti nga gjigantët kinezë mund të përmbajnë në disa raste materiale dhe substanca toksike. Substanca potencialisht të dëmshme për ata që i veshin dhe gjithashtu të afta të shkaktojnë sëmundje të lëkurës.
Vëmendja e re ndërkombëtare për të hedhur dritë mbi atë që në fakt përmbajnë miliarda artikujt e tregtuar me kosto shumë të ulëta në internet, ka çuar së fundmi në disa hetime dhe operacione gjyqësore. Në gjermani, Oko-test ka kryer një studim në veshjet e SHEIN dhe kanë dalë në përfundimin se substancat toksike në sandalet e grave janë 15 herë më të larta se norma e lejuar në direktivat e BE-së.
Nga ana tjetër, tek kepucët e meshkujve u gjetën hidrokarbure aromatike policiklike (PAH) që mund të shkaktojnë kancer dhe për rrjedhojë janë të ndaluara.
Për më tepër, Oko-test realizoi edhe teste rezistence: një palë pantofla leopardi të grave zgjatën vetëm 14 mijë hapa përpara se të thyheshin. Nisur nga çmimi, ndoshta kjo nuk është për t’u habitur, ndërsa përbërja e produkteve “duhet të na bëjë të mendojmë” përpara se ti blemë këto produkte.
Pikërisht për përbërësit dhe origjinën e disa pëlhurave, Oko-Test i dërgoi një seri të gjatë pyetjesh kompanisë Shein për të kuptuar më shumë dhe për të hetuar ndikimin e mundshëm te konsumatorët. Por gjermanët shkruajnë se kompania nuk u ka kthyer asnjë përgjigje.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












