Lajme
Bie numri i azilkërkuesve kosovarë në Gjermani
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizière tha se shifra e azilkërkuesve kosovarë vazhdon të jetë e lartë, por ka një rënie të ndjeshme muajin e fundit
Autoritetet në Berlin raportojnë për rënien e dukshme të numrit të azilkërkuesve kosovarë në Gjermani gjatë ditëve të fundit. Ata thonë se gjatë muajit shkurtit në këtë shtet kanë ardhur çdo nga 1000 kosovarë, madje më 10 shkurt mbërritën 1500 syresh, tani në mras numri ka rënë dukshëm
Këto statistika i ka publikuar ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizière (CDU) pas takimit me homologun e tij kosovar Skender Hyseni. Ai tha se shifra e azilkërkuesve kosovarë vazhdon të jetë e lartë, por ka edhe një rënie të ndjeshme krahasuar më muajt e kaluar.
“Numri i azilkërkuesve nga Kosova javët e fundit u rrit vrullshëm. Në janar paraqitën 3630 vetë nga Kosova kërkesë për azil në Gjermani, ose 85 për qind më shumë se në dhjetor. Në shkurt, sipas Ministrisë së Brendshme, madje numri i kërkesave për azil nga ky vend arriti në 7000”, deklaroi ai, raporton DW.
Ndërsa këtyre statistikave kur u shtohen edhe disa dhjetëra mijë kosovarë, që ndërkohë ndodhen në Gjermani, nuk kanë paraqitur ende kërkesë për azil, por që e kanë ndërmend ta bëjnë këtë, atëherë numri del të jetë shumë më i madh.
Sipas Ministrisë së Brendshme që nga fillimi i vitit kanë ardhur në Gjermani rreth 25 000 vetë nga Kosova. “Kërkesat e tyre për azil do të refuzohen me ndonjë përjashtim të rrallë, sepse autoritetet nuk i konsiderojnë kosovarët si të përndjekur politik”, ka deklaruar De Maizière.
Edhe ministri kosovarë, Skënder Hyseni theksoi, se kosovarët e duan Gjermaninë. Ndaj shumë syresh kanë marrë rrugën drejt Gjermanisë. Njerëzit, siç tha ai, vijnë në Gjermani për arsye ekonomike, jo për arsye politike.
Hyseni pranoi megjithatë, se në Kosovë, korrupsioni është një problem i madh, ashtu si edhe në shtetet e tjera të Ballkanit. “Ne nuk jemi engjëj në Kosovë. Ky problem nuk mund të zgjidhet afatshkurtër. Por, qeveria e tij e ka vendosur në krye të agjendës luftën kundër korrupsionit. Nuk duhet lejuar, që “hajdutët dhe idiotët” ta shkatërrojnë vendin”, tha ai.
Ministri Hyseni kërkoi lehtësimin e dhënies së vizave për vendin e tij, duke iu referuar faktin se kjo vlen edhe për vende të tjera të rajonit.
De Maizière u shpreh i rezervuar lidhur me këtë. Me Serbinë kemi pasur përvojë të keqe, tha ai. “numri i azilkërkuesve serbë në Gjermani është rritur ndjeshëm pas shfuqizimit të regjimit të vizave para pak vitesh”, deklaroi Maiziere.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
Puna në Zvicër: 300,000 vende të reja pune në pesë vjet -
200 franga më pak për person: Lucerni tërheq me zbritje qiraje -
Vala e të nxehtit në Zvicër: A mund të instalohet kondicioneri në shtëpi? -
Ja sa të ngrohta janë liqenet zvicerane aktualisht













