Lajme
Scholz fton partitë gjermane të mos bashkëpunojnë me AfD-në
Kancelari gjerman Olaf Scholz u ka bërë thirrje partive kryesore që të mos e mbështesin partinë e së djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë, e cila korri një fitore bindëse në zgjedhjet e pjesshme rajonale të së dielës.
Rezultati i arritur në landin e Turingjisë i jep ekstremistëve fitoren e parë në një parlament shtetëror që prej Luftës së Dytë Botërore. AfD doli gjithashtu e dyta në të njëjtin proces zgjedhor në landin fqinj të Saksonisë.
Por kancelari Scholz u bëri thirrje subjekteve politike që ta pengojnë AfD-në të formojë qeverinë, duke mbajtur një “mur zjarri” ndaj saj.
“U bëj thirrje të gjitha partive demokratike që të formojnë qeveri të qëndrueshme pa pjesëmarrjen e ekstremistëve”, deklaroi Scholz, i cili i cilësoi rezultatet e zgjedhjeve “të hidhura dhe shqetësuese”.
Pa mbështetjen e partive të tjera, AfD nuk mund të qeverisë në Turingji. Fraksioni konservator i CDU-së e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të bashkëqeverisë me ekstremistët.
Matematikisht konservatorëve, që dolën forca e dytë politike, u duhet mbështetja e partive të majta për të formuar një mazhorancë, transmeton eutonews përcjell albinfo.ch.
Më herët ata e kanë refuzuar një bashkëpunim me Die Linke, që do të thotë se do t’u duhet të shohin opsione të tjera. Por kandidati fitues në Turingji, Bjorn Hëke ka sugjeruar se shumë votues të CDU-së do të donin t’i shihnin dy partitë së bashku.
Në çdo rast, me mbi 30 për qind të votave, AfD ka të ashtuquajturën “pakica bllokuese”, që do të thotë se do të mund të pengojë caktimin e gjyqtarëve të rinj, apo ndryshimet kushtetuese.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














