Lajme
Drejtori i CIA-s thotë se Perëndimi nuk duhet t’i frikësohet Rusisë
Drejtori i CIA-s, William Burns, ka deklaruar se ka ekzistuar rrezikuar real që Rusia të përdorte armët bërthamore në fushëbetejë në Ukrainë në vjeshtën e vitit 2022, pavarësisht se theksoi se Perëndimi nuk duhet frikësuar nga kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin.
“Askush prej nesh nuk duhet t’i marrë lehtë rreziqet e përshkallëzimit”, tha Burns të shtunën në një bisedë me shefin e inteligjencës sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.
“Ka pasur moment në vjeshtën e vitit 2022, kur mendoj se ka pasur rrezik real për përdorimin potencial të armëve bërthamore”, tha Burns.
“Kurrë nuk kam menduar dhe ky është këndvështrimi edhe i agjencisë që udhëheq se duhet të frikësohemi pa nevojë nga kjo”, shtoi i pari i CIA-s amerikane.
Me urdhër të presidentit Joe Biden, Burns u takua me homologun e tij rus, Sergey Naryshkin, në fund të vitit 2022 për të përsëritur “pasojat” e përshkallëzimit bërthamor, tregoi drejtori i CIA-s.
“Ne vazhduam të jemi të drejtpërdrejtë për këtë”, shtoi Burns.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













