Lajme
Arrestohet një shqiptar në Itali, u kap me substancë narkotike në vlerë mbi 5 milionë euro
Në Bolzano të Italisë është arrestuar një 52-vjeçar shqiptar dhe shoqëruesja e tij 37-vjeçare italiane, pasi në bagazhin e automjetit të tyre, u gjetën nga qeni i policisë 15 çanta të mbyllura me 15 kilogramë substance narkotike të llojit kokainë.
Operacioni u krye gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës gjatë një postblloku pranë kabinës së pagesës së autostradës Bolzano Sud. Nga kontrollet rezultoi se shoferi shqiptar i shoqëruar nga një italiane, ishte me precedentë penalë për drogë, raporton noa.
Makina ishte e regjistruar në emër të një personi të tretë, gjithashtu shqiptar me histori narkotike ndërsa lëndët narkotike janë konfiskuar, transmeton albinfo.ch.
Sipas vlerësimeve të Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës, kokaina, nëse do të hidhej në treg, do të kishte një vlerë mbi 5 milionë euro.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi "Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
KQZ në fazën përfundimtare të numërimit, votat me postë pritet të numërohen edhe për disa ditë -
Zvicër
Hap dyert panairi më i madh i grave sipërmarrëse, nis “She Leads 2026” në Zvicër -
Përfundon numërimi i votave në përfaqësi diplomatike, VV-ja merr mbi 83 për qind
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët po shpenzojnë sërish më shumë, veçanërisht për udhëtime dhe kohë të lirë Sipas një studimi të fundit, familjet zvicerane po investojnë gjithnjë e më shumë në udhëtime, aktivitete... -
Projeksionet e para: Zviceranët refuzojnë kufirin prej 10 milionë banorësh -
Xhaka jep alarmin pas barazimit me Katarin -
Fotolajm: Zviceranët po votojnë për kufizimin e popullsisë -
Fundjavë tragjike në Alpe: 7 alpinistë humbën jetën brenda 24 orëve












