Lajme
AP: Politika po pengon hetimin e Enver Hasanit
Institucioni i Avokatit të Popullit thotë se presidentja Atifete Jahjaga dhe Bashkimi Evropian po e pengojnë hetimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për shkeljet ligjore
Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka akuzuar hapur presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar dhe shefin e EULEX-it, Gabriel Meucci, se po pengojnë Institucionin e Ombudspersonit që të hetoj kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani lidhur me një vendim të jashtëligjshëm.
Hetimi i Avokatit të Popullit lidhur me emrin e jashtëligjshëm të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese, pa marrë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, por vetëm me një dekret të presidentes së Shtetit, Atifete Jahjaga.
“Avokati i Popullit kishte kontestuar dekretin e Presidentes Jahjaga për vazhdimin e mandatit të po atyre tre gjyqtarëve. Përveç këtyre hetimeve, Institucioni i Avokatit të Popullit është duke hetuar gjithashtu faktin se kryetari Hasani ka marrë pjesë në procedurën e këtij rasti, edhe pse ai ka pasur kontakte të ngushta me Bashkimin Evropian dhe Misionin EULEX, për të siguruar pikërisht atë vazhdim mandati që Avokati i Popullit po kontestonte”, thuhet në reagim.
Presidentja Jahjaga, sipas Kurteshit, ishte pala përgjegjëse në kontestimin e Avokatit të Popullit dhe ka qenë, sikurse edhe kryetari Hasani, palë në diskutime me Bashkimin Evropian dhe Misionin EULEX, sa i përket procedurës për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë.
“Si në të gjitha rastet, Avokati i Popullit u ka dhënë katër zyrtarëve përgjegjës të gjitha mundësitë, bazuar në ligj, për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij në komunikimin e rregullt ndërinstitucional. Madje, Jahjagës dhe Zhbogarit, u është drejtuar tri herë me të njëjtat pyetje, por të gjithë zyrtarët përgjegjës, ose kanë shpërfillur plotësisht letrat e dërguara nga Avokati i Popullit, ose kanë refuzuar, në mënyrë kategorike, t’u përgjigjen pyetjeve të tij. Ky dështim i plotë i bashkëpunimit, sipas Ligjit për Avokatin e Popullit“, konsiderohet pengim i punës së Avokatit të Popullit”, thuhet në deklaratën e Kurteshit.
Në rastin e kryetarit Hasani dhe Presidentes Jahjaga në veçanti, refuzimi kategorik për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit, siç thuhte bë deklaruarë, e përbën shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila përcakton qartë se “Çdo organ, institucion ose autoritet tjetër, që ushtron pushtet legjitim në Republikën e Kosovës, është i detyruar t’u përgjigjet kërkesave të Avokatit të Popullit”.
Avokati i Popullit vëren se refuzimi i kryetarit Hasani për t’u përgjigjur në këtë rast, pason refuzimin e tij për t’u përgjigjur në pyetjet për fshehjen e përjashtimit të gjyqtarit Robert Carolan (gjyqtarë amerikan që ka dhënë dorëheqje nga Gjykata Kushtetuese.
”Kjo shpërfillje e jashtëzakonshme e normave kushtetuese dhe ligjore nuk ka vend në institucionet e Republikës së Kosovës, aq më pak në një gjykatë, roli kryesor i së cilës është të ruajë vlerat themelore të një shoqërie demokratike”, thuhet në reagimin e AP.
Refuzimi i kryetarit Hasani dhe Presidentes Jahjaga për të bashkëpunuar me Avokatin e Popullit, siç ka deklaruar opmbudspersoni Sami Kurteshi, paraqet konfirmimin e radhës të një realiteti shqetësues në Kosovë.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane










