Lajme
Shteti evropian që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas vërshimeve
Qeveria e Polonisë shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme 30-ditore në rajonet në jugperëndim të vendit të shkatërruar nga përmbytjet e mëdha.
Gjendja e jashtëzakonshme përfshin disa pjesë të Silesisë së Poshtme, Silesisë dhe Opoles. Autoritetet do të kenë më shumë kompetenca për të nxjerrë urdhra, pasi liritë dhe të drejtat civile janë kufizuar përkohësisht.
Autoritetet mund të urdhërojnë më lehtë që disa vende, zona ose objekte të caktuara të evakuohen. Ato gjithashtu mund t’i ndalojnë qytetarët të qëndrojnë në vende të caktuara.
Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar përmbytje në jugperëndim të Polonisë, në kufi me Republikën Çeke.
Në qytetin e vogël, Kłodzko në Silesinë e Poshtme, u raportua një i vdekur.
Fshati Głuchołazy në rajonin Opole u shkatërrua gjithashtu nga përmbytjet.
Në qytetin e vogël Nysa në të njëjtin rajon, ujërat mbi lumin Nysa Kłodzka përmbytën spitalin e qarkut lokal. Spitali – që atëherë është evakuuar plotësisht, sipas shërbimit shëndetësor kombëtar NFZ.
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga reshjet shkatërruese në Rumani, Poloni, Republikën Çeke dhe Austri.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













