Kalendari
Shkolla shqipe në Lozanë: Manifestim të larmishëm shkollor
Të dielën më 15 Mars 2015 në orën 14:00 në "Salle de Grand Vennes" Chemin des Abeilles 17, 1010 Lausanne
Të nderuar bashkatdhetarë, Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Lozanë, për nder të festave kombëtare 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe 7 Marsi – Dita e Mësuesit organizon një manifestim të larmishëm shkollor.
Në programin e përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Shqipe do të keni rastin të përcillni recitime, valle dhe këngë të ndryshme që i kushtohen festave tona kombëtare.
Po ashtu shoqata e studentëve shqiptarë pranë universitetit të Lozanës (UNIL) së bashku me nxënësit e shkollës shqipe nga Lozana do të paraqesin pjesën e shkurtë teatrale “Luani udhëton në Kosovë”.
Në kuadër të manifestimit do të hapet edhe ekspozita e pikturave të nxënësve të shkollës shqipe nga Lozana nën udhëheqjen e piktorit tonë Samedin Asllani.
Si mysafirë të këtij manifestimi do të paraqiten edhe nxënësit që vijojnë mësimin e gjuhës amtare në komunat Rolle dhe Morges të kantonit Vaud.
Duke shpresuar se ftesa jonë do të tërheq vëmendjen tuaj, të nderuar bashkatdhetarë, ju ftojmë që të jeni pjesëmarrës në këtë manifestim shkollor së bashku me fëmijët dhe miqtë tuaj.
Manifestimi do të mbahet: Të dielën më 15 Mars 2015 në orën 14:00 në “Salle de Grand Vennes” Chemin des Abeilles 17, 1010 Lausanne.
Pjesëmarrja juaj në manifestim do të nderon festat tona kombëtare dhe do të jetë një përkrahje për nxënësit e shkollës shqipe.
Në emër të këshillit organizativ: Isni Idrizi, koordinator Tel: 079 477 1922 021 550 4215
Ftesa në vijim:
Ftesë _ 2015 _ bashkatdhetarë _ e mail
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Mars 2015
- Ora14:00
- LokacioniLozanë
- Data e përfundimit9 Nëntor 2015 - 0:00
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot











