Lajme
Ferizaj, 9 % e qytetarëve vuajnë nga diabeti
Çdo i dhjeti qytetarë i komunës së Ferizajt është i prekur nga sëmundja e sheqerit, diabeti prandaj kjo komunë mëton të bëhet qendër kryesore e diabetëve për tërë Kosovën. Kështu u tha gjatë një takimi që Muharrem Svarqa, kryetar i kësaj komune zhvilloi me përfaqësuesit e Fondacionit botëror të Diabetit dhe atyre të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
“Udhëheqësit e Fondacionit Botëror të Diabetit, në mesin e të cilëve edhe menaxheri për Kosovë, konfirmuan bashkëpunimin që do të vazhdojë në kuadër të të gjitha projekteve që kanë të bëjnë me diabetin dhe me përkrahjen konkrete të të gjitha programeve të cilat ka kaluar kështu si një pretendente për t’u shndërruar në një qendër diabetike për tërë Kosovën”, tha Svarqa.
Ky fondacion ka investuar kohë më parë në dy qendra të mjekësisë familjare. Se këto dy qendra i kanë shfrytëzuar mirë investimet në favor të trajtimit të duhur të diabetikëve, theksoi edhe koordinatorja e programit nga ky fondacion, citon KP.
“Ju i keni arsyetuar investimet që ne i bëmë kohë më parë në dy qendra të mjekësisë familjare në Ferizaj. Vetëm dëshiroj që të avancohet edhe më tej sistemi i edukimit, të ndryshohet stili i jetesës dhe të kihet parasysh marrja e ushqimit të shëndetshëm”, tha koordinatorja e programit, Susanne Brixtofte Olejas.
Ndërsa menaxheri i këtij fondancioni në Kosovë, Luan Gola tha se edhe në të ardhmen do të mbështeten nismat e projekteve nga kjo qendër shëndetësore në Ferizaj.
Dy qendrat diabetike në Ferizaj, njëra për edukim dhe tjetra për trajtim, ka vite që janë hapur dhe në to marrin trajtime ditore dhjetëra pacientë. Ndërkaq sipas statistikave të këtyre qendrave rreth 9 për qind e ferizajasve vuajnë nga sëmundja e diabetit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit në Zvicër: A mund të instalohet kondicioneri në shtëpi? Që nga maji, Zvicra ka qenë duke përjetuar valë të të nxehtit që kalojnë rregullisht 30... -
Ja sa të ngrohta janë liqenet zvicerane aktualisht -
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë -
Kantonet zvicerane nisin operacion kundër mashtrimeve të rreme të policisë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit











