Lajme
Beteja e BE-së kundër pirjes së të gjitha llojeve të duhanit në ambiente të jashtme
Bashkimi Europian vazhdon të intensifikojë betejën e tij kundër pirjes së duhanit, shkruan adnkronos.it.
Me një rekomandim të ri, Komisioni Evropian ka përditësuar dhe zgjeruar politikat për mjediset pa duhan (“zonat pa duhan”), duke synuar mbrojtjen më të madhe të qytetarëve, në veçanti të fëmijëve dhe të rinjve.
Këto rekomandime nuk përfshijnë vetëm duhanin tradicional, por edhe cigaret elektronike.
Por çfarë përfshin saktësisht ky rekomandim?
Thelbi i rekomandimit të ri të Komisionit është shtrirja e ndalimit të pirjes së duhanit në zonat e jashtme ku të rinjtë dhe fëmijët janë më të pranishëm.
Këto përfshijnë hapësira të tilla si këndet e lojërave, pishinat, ndalesat e transportit publik, zonat e jashtme të spitaleve dhe shkollave, si dhe ndërtesat publike dhe objektet e shërbimit.
Objektivi është i qartë: krijimi i mjediseve të sigurta, ku të rinjtë të mos ekspozohen ndaj efekteve të rrezikshme të pirjes pasive të duhanit, tashmë të njohur si një nga shkaqet kryesore të problemeve respiratore dhe kardiovaskulare.
Kjo nismë nuk ndalet vetëm në cigaret tradicionale. Komisioni përfshiu në rekomandimet e tij produkte të reja në zhvillim, të tilla si cigaret elektronike dhe produktet e duhanit me ngrohje (HTP), të cilat kanë fituar një pjesë të konsiderueshme të tregut vitet e fundit, veçanërisht midis të rinjve.
Arsyeja?
Pavarësisht pretendimeve nga disa prodhues që i promovojnë këto pajisje si alternativa më pak të dëmshme, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka theksuar rreziqet që lindin nga ekspozimi ndaj tymit të ‘’dorës së dytë’’ dhe aerosoleve të emetuara nga këto produkte.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana










