Lajme
Pierre Kohler i kënaqur me zhvillimet në Kamenicë
Kryetari i Komunës së Delemontit, Pierre Kohler tha se ndjehet i lumtur që takon sërish miqtë e tij në Kamenicë dhe e këtu vjen me shumë dëshirë
Kryetari i komunës së Delemontit të Kantonit Jura të Zvicrës, Pierre Kohler ka premtuar bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Kamenicës në Kosovë. Kohler pas disa vitesh, vizitoi sërish këtë komunë lindore të Kosovës, ndërsa tha se po ndjehet i lumtur kur sheh përparime në këtë rajon.
Kohler i shoqëruar nga përfaqësuesit e Bashkësisë Shqiptarë të Kantonit Jura, Xhevxhedin Ahmeti, Afrim Ramabaja dhe Luan Haradinaj u takuan me kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani dhe me nënkryetarin Fatmir Matoshi.
“Është një lidhje shumë miqësore e Komunës së Kamenicës dhe Komunës së Delemontit dhe raporte të shëndosha e miqësore të krijuara që nga mandati i kaluar në vitin 2008, meritë të veçantë në këto raporte kanë edhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë në këtë komunë dhe që janë pjesë e rëndësishme e të dy komunave tona”, tha Sinani.
Sinani tha se kryetarit Kohler e informoi me zhvillimet në Kamenicë, në lidhje me projektet që po realizohen dhe planet e qeverisjes lokale. “Gjithashtu e ftova komunitetin e biznesit të Delemontit që ta shoh Kamenicën si një mundësi të mirë për investime, duke e siguruar se këtu do të gjejnë një atmosferë dhe mundësi shumë të mirë për zhvillimin e bizneseve të tyre”, deklaroi ai.
Prefekti i Kamenicës kërkoi nga kryetarit Kohler që të shqyrtojë mundësitë që në Kantonin Jura të krijohen kushte dhe lehtësira për punësimin sezonal të studentëve nga kjo komunë.
Kryetari Pierre Kohler, ndërkaq tha se ndjehet i lumtur që takon sërish miqtë e tij në Kamenicë dhe e këtu vjen me shumë dëshirë.
“Unë kam respekt të veçantë për udhëheqësit dhe qytetarët e Kamenicës si këtu po ashtu edhe në Zvicër në komunën time. Jam i lumtur me përparimet që po ndodhin në Kamenicë dhe zhvillimin e komunës. Me kënaqësi do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit tonë të mëtejmë”, tha kryetari Kohler.
Kryetari i Delemontit, Pierre Kohler, po qëndron në Kosovë me ftesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa agjendën e vizitës së tij e ka filluar në Kamenicë.
E-Diaspora
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS Ka mbaruar me sukses studimet për ekonomi në disa universitete të njohura dhe tani menaxhon projektet...
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
Jeta në Zvicër
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS Ka mbaruar me sukses studimet për ekonomi në disa universitete të njohura dhe tani menaxhon projektet...
-
Alain Berset kaloi një javë pune të frytshme në Shqipëri
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran?
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore