Lajme
Gjermani: Zbulohen 2 tonë kokainë në një ngarkesë bananesh, mes 12 të arrestuarve edhe shqiptarë
Binomi banane dhe kokainë, tashmë duket se është i pandarë. Një sasi e madhe më lëndë narkotike e fshehur në një ngarkesë me frutat ekzotike është sekuestruar së fundmi nga autoritetet gjermane.
Sasia prej 2 tonësh kokainë u zbulua gjatë kontrolleve në një kontejner në Rothenburgsort, shumë pranë portit të Hamburgut.
Autoritetet dyshuan për një ngarkesë të dyshimtë, kur shoferi i kamionit ku ndodhej droga, devijoi nga rruga për t’iu shmangur skanerit, raporton A2, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kontrollit u zbulua sasia e madhe e kokainës, që mendohet se arrinte vlerën e 100 milionë eurove. 12 persona ranë në pranga mes të cilëve dhe shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.
Policia tha se oficerët kishin marrë informacione nga vende të tjera evropiane dhe se kontrolli erdhi pas javësh të hetimeve të fshehta.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












