Lajme
Vetura e parë fluturuese së shpejti nis së prodhuari, mbi 3000 persona e kanë porositur
Kompania kaliforniane Alef Aeronautics ka njoftuar se së shpejti do të nisë prodhimin e veturës së parë fluturuese.
Alef prezantoi veturën fluturuese Alef Model A në fillim të këtij viti me interes të madh, dhe tani ata kanë njoftuar se kanë marrë më shumë se 3,200 porosi, që është shumë duke marrë parasysh që modeli kushton rreth 300,000 dollarë.
PUCARA Aero dhe MYC me përvojë në prodhimin e pjesëve për Boeing dhe Airbus, nisën një sipërmarrje të përbashkët dhe nënshkruan një kontratë për prodhimin e pjesëve për Alef.
Njësitë e para të kësaj veture fluturuese duhet të prodhohen deri në fund të vitit të ardhshëm.
Kompania kaliforniane, e cila mbështetet edhe nga Space X, prezantoi Modelin A në fillim të këtij viti.
Bëhet fjalë për një veturë me dy ulëse që në modalitetin rrugor funksionon si një veturë elektrike e pajisur me katër motorë elektrikë.
Ka tetë helika në pjesën e poshtme, dhe në modalitetin e fluturimit kabina rrotullohet 90 gradë, kështu që pjesa e përparme dhe e pasme e automjetit shërbejnë si krah.
Sipas njoftimeve të prodhuesit, vetura duhet të përshkojë deri në 320 kilometra në rrugë dhe deri në 180 në ajër.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













