Lajme
Italia synon diciplinimin e nxënësve, ata që fyejnë mësuesit gjobiten 10 mijë euro
Dhoma e deputetëve italianë i ka dhënë dritën jeshile përfundimtare projektligjit të ministrit të Arsimit Giuseppe Valditara, lidhur me sjelljen e nxënësve në shkolla. Qeveria e Giorgia Melonit po e rikthen këtë politikë të kohës së Benito Mussolinit për të rikthyer respektin në klasë dhe shkollat e vendit.
Ministri e prezantoi ligjin si një hap themelor për ndërtimin e një sistemi shkollor që rikthen autoritetin te mësuesit.
“Me këtë reformë, sjellja e nxënësve do të rëndojë në vlerësimin e përgjithshëm të karrierës shkollore dhe pranimit në provimet shtetërore. Ndryshon institucioni i pezullimit. Për nxënësin që shkel rregullat e bashkëjetesës civile; për rastet më të rënda do të ketë punësim në veprimtari solidariteti qytetar. Objektivi është të mbështesim punën e përditshme të mësuesve dhe të gjithë stafit të shkollës, në mënyrë që të rinjtë të kenë të qartë jo vetëm të drejtat, por edhe detyrat që rrjedhin nga përkatësia në një komunitet, duke filluar nga detyra e respektit ndaj tjetrit”.
Gjoba për ata që fyejnë stafin e shkollës!
Projektligji i Valditarës, vendos sanksione për këdo që ofendon stafin e shkollës. Siç thuhet në nenin 3 të ligjit, urdhërohet pagesa e një shume prej 500 deri në 10.000 euro në favor të institucionit arsimor, në rast se nxënësi sillet keq në shkollë. Për notën e sjelljes do të ndikojë edhe në notën përfundimtare të provimit të maturës. Nëse pezullimi zgjat më shumë se dy ditë, studentët duhet të angazhohen në aktivitete solidariteti qytetar. Ligji hyn në fuqi këtë vit shkollor.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













