Lajme
OKB me thirrje për të ndaluar keqpërdorimin e ushqimit
Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Mungesën dhe Shpërdorimin e Ushqimit, OKB bën thirrje për të ndaluar keqpërdorimin e tij.
Numri i njerëzve që vuajnë nga uria është shtuar që nga viti 2014, por nga ana tjetër, me tonelata ushqime hidhen në kosh apo shpërdorohen çdo ditë.
Në nivel global, rreth 13.2 % e ushqimit të prodhuar humbet mes korrjes dhe shitjes me pakicë, ndërsa rreth 19 % e prodhimit të përgjithshëm global të ushqimit shpërdorohet në familje, në shërbimin ushqimor dhe në shitje me pakicë, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Kjo ditë ndërkombëtare nxjerr në pah nevojën kritike për financim për reduktimin e humbjeve dhe shpërdorimit të ushqimit, për të kontribuar në arritjen e qëllimeve klimatike dhe avancimin e Agjendës 2030 të OKB, për Zhvillim të Qëndrueshëm.
OKB kujton se, shpërdorimi i ushqimit, është i lidhur zinxhir me një sërë faktorësh. Asgjësimi i ushqimit dhe mbetjeve në landfille, çon në emetimin e gazrave serrë, duke kontribuar në ndryshimet klimatike.
Gjithashtu keqpërdorimi i ushqimit, ndikon negativisht në sigurinë ushqimore dhe disponueshmërinë e ushqimit dhe kontribuon në rritjen e kostos së ushqimit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













