Lajme
Sulm terrorist në Izrael, raportohet për viktima e të plagosur
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë plagosur në një sulm terrorist me armë të martën mbrëma në qytezën Jaffa, në pjesën qendrore të Izraelit, sipas një deklarate të policisë izraelite. Mediat izraelite patën njoftuar më herët për tetë viktima.
Sipas ekipeve të emergjencave, të paktën katër nga të plagosurit ishin në gjendje kritike. Sulmi ndodhi në afërsi të stacionit të trenit në këtë qytet dhe i parapriu sulmit me raketa nga Irani.
Sipas të përditshmes “Jerusalem Post”, dy persona të armatosur u panë të dilnin nga treni dhe rrjedhimisht u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë. Në një deklaratë të policisë thuhet se rreziku ishte neutralizuar dhe situata në Jaffa ishte vënë në kontroll. Policia tha se janë njoftuar ndërkohë edhe familjet e viktimave. /VOA
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














