Lajme
Scholz kërkon armëpushim në Lindjen e Mesme
Kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri thirrje për një armëpushim në Lindjen e Mesme dhe shprehu solidaritetin me Izraelin, në përvjetorin e sulmeve të 7 tetorit nga grupi islamik palestinez Hamas.
“Të dashur miq në Izrael, ne jemi pranë jush, ne jemi në anën tuaj”, theksoi Scholz në hapjen e një konference mbi zhvillimin e qëndrueshëm në qytetin verior gjerman të Hamburgut.
Scholz gjithashtu theksoi vuajtjet e palestinezëve në Gaza pas një viti lufte.
“Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga përvoja e përditshme e dhunës dhe urisë. Kjo është arsyeja pse qeveria federale po bën thirrje për një armëpushim, për lirimin e pengjeve, për një gjyq politik, edhe pse tani duket më larg se kurrë”, theksoi ai.
Zgjidhja e vetme e konfliktit për Scholzin është ajo me dy shtete, në mënyrë që “izraelitët dhe palestinezët të jetojnë përgjithmonë krah për krah”.
”Por, ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse parandalohet një përshkallëzim më i gjerë në rajon”, argumentoi kancelari duke i bërë thirrje milicisë libaneze Hezbollah dhe mbështetësve të saj në Iran që ”t’i japin fund sulmeve të tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













