Lajme
Avancim në trajtimin e kancerit të qafës së mitrës
Sipas mjekëve, trajtimi i ri i kancerit të qafës së mitrës ul për 40% rrezikun e vdekjes
Doktorët po “e përshëndesin” trajtimin e ri për kancerin e qafës së mitrës, i cili sipas tyre, ul rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje për 40 për qind, gjë që po konsiderohet si përparimi më i madh kundër kësaj sëmundje në 25 vjet.
Organizata Botërorë e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se kanceri i qafës së mitrës është i katërti ndër më të shpeshtit që ndodh te gratë në mbarë botën, me rreth 660 mijë raste të reja dhe 350 mijë vdekje për çdo vit, shkruan The Guardian.
Shumica e atyre që preken me këtë sëmundje janë të moshës 30 vjeçe dhe ani pse ka pasur përparimi në kujdes mjekësor, kanceri rikthehet në 30 për qind të rasteve.
Plani i trajtimit të ri është testuar në pacientë që janë rekrutuar për 10 vjet nga vendet si Britania, Meksika, India, Italia dhe Brazili. Në këtë trajtim përfshihet trajtim i shkurtuar me kimioterapi para se pacientët të hyjnë në rrezatim, i cili është trajtim standard për kancerin e qafës së mitrës përfshirë një kombinim të kimioterapisë dhe rrezatimit.
Në studimin e University Collage London (UCL), i cili u publikua në revistën “Lancet”, është raportuar se rezultatet e para të testeve klinike kanë treguar 40 për qind reduktim të rrezikut nga vdekja si pasojë e këtij kanceri si dhe 35 për qind ulje të rrezikut të kthimit të sëmundjes për të paktën pesë vjet.
Zbulimi i ri në trajtimin e kancerit të qafës së mitrës, i udhëhequr nga doktori Mary McCormack në UCL, përfaqëson një avancim të rëndësishëm që nga fundi i viteve ‘90.
Studimi ka treguar se një trajtim i shkurtër me kimioterapi, përkatësisht gjashtë javë me carboplatin dhe paclitaxel, ndihmonte në përmirësimin e rezultateve për pacientët para se të nisin trajtimin standard me rrezatim.
Pas pesë vjetësh, 80% e pacientëve që morën këtë terapi të re ishin ende të gjallë, krahasuar me 72% në grupin e trajtimit standard. Kjo qasje jo vetëm që rrit mbijetesën, por gjithashtu ul rrezikun e rikthimit të kancerit, duke u ofruar pacientëve mundësi për t’u rikthyer në jetën e përditshme më shpejt.
Rezultatet e këtij studimi kanë nxitur thirrje për zbatimin e kësaj strategjie trajtuese në mbarë Britaninë e Madhe dhe në botë, duke theksuar fuqinë e saj për të shpëtuar jetë duke përdorur ilaçe të njohura dhe të lira.
Abbie Halls, një paciente që përfitoi nga ky trajtim, ka thënë se ky studim ofron shpresë për shumë gra që përballen me kancerin e qafës së mitrës.
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht












