Lajme
Veriu i Italisë përfshihet nga stuhi e përmbytje
Veriu i Italisë u godit nga një stuhi që shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje, si pasojë e së cilës u ndalua qarkullimi hekurudhor, ndërsa në disa vende u mbyllën shkollat. Stuhia goditi rajonin veriperëndimor të Liguria.
Dy fluturime për në Genova u devijuan në Piza dhe Torino, dhe fluturimet nga Roma dhe Piza u devijuan për në Catania ose u anuluan. Alarmi portokalli u aktivizua në Emilia Romagna dhe qytetin port të La Spezia, ku shkollat u mbyllën, raporton Stampa. Stuhia do të prekë sot Lombardinë dhe Toskanën, thanë shërbimet kompetente.
Vëmendja është përqendruar në provincat e Parmës dhe Piacenza-s dhe në zonat malore dhe kodrinore të provincës Reggio Emilia.
Në Milano është aktivizuar alarmi i verdhë i motit për shkak të rrezikut të përmbytjes së dy lumenjve Seveso dhe Lambro.
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht












