Shqipëria
Statistikat: Mercedes-Benz dominon në rrugët e Shqipërisë
Në kategorinë e autoveturave, sipas moshës, autoveturat me moshë 11-20 vite përbëjnë 49.5% të numrit gjithsej të autoveturave. Ndërkohë, autoveturat me moshë mbi 20 vite përbëjnë rreth 42.1%
Në Shqipëri, rrugët janë të mbushura me Mercedes-Benz, marka që dominon tregun e automjeteve me një pjesë prej 18.0%.
Por, Volkswagen nuk mbetet pas! Me 15.8% të peshës së përgjithshme, kjo markë renditet e dyta sa u përket preferencave të shqiptarëve.
Nga ana tjetër, peshën më të ulët për vitin 2023 e kanë markat si RENAULT, BMV dhe TOYOTA. Pra, e thënë ndryshe, 1 në 3 makina me të cilat jemi hasur në vitin 2023 ka qenë Mercedes ose Volkswagen, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Por, çfarë ka ndodhur me tregun e makinave sa i përket moshës së tyre?
Në kategorinë e autoveturave, sipas moshës, autoveturat me moshë 11-20 vjet përbëjnë 49.5% të numrit gjithsej të autoveturave. Ndërkohë, autoveturat me moshë mbi 20 vite përbëjnë rreth 42.1%.
Nëse do të krahasojmë peshën që zënë autoveturat sipas moshës së tyre në vitin 2023 me ato të një viti më parë, të dhënat tregojnë se është rritur pesha e autoveturave me moshë mbi 20 vite, pasi ka rënë pesha e tyre me moshë 11 deri në 20 vite. Një rritje të lehtë ka patur pesha e autoveturave me moshë nga 0 deri në 2 vite, nga 0-8% në 1.1%.
Por cilat janë markat më të “plakura” që qarkulluan në vendin tonë në vitin 2023? Në grupin e autoveturave të prodhuara para vitit 2000, peshën më të madhe e zë marka Mercedes Benz me 35.6%, pasuar nga Volkswagen me 17.5%. Kjo tregon një preferencë të lartë për këto marka gjatë viteve të mëparshme.
Ndërkohë, të dhënat thonë se marka si BMV, RENAULT apo DAIMLER BENZ, që janë prodhuar para viteve 2000, kanë një peshë shumë të ulët ndaj totalit të të gjitha autoveturave që futen në këtë vit prodhimi.
Nëse do të flisnim për autoveturat që janë prodhuar nga viti 2000, deri në vitin 2010, shohim se vendin e parë si marka më e përhapur e zë Valkswagen me 19.2% të peshës, ndërkohë që Mercedesi renditet i treti.
Sa i përket grupit të makinave të reja, pra atyre të prodhuara nga viti 2011-të deri në vitin 2023, vemë re markën AUDI si një markë me peshë të rëndësishme duke zënë vendin e tretë. Po të marrim në analizë të gjitha grupet sipas viteve të prodhimit shohim se AUDI është ndër markat me automjetet më të reja në qarkullim.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër













