Kriza në Ukrainë
Rusia aprovon traktatin me Korenë e Veriut për ndihmë ushtarake
Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit, e ka miratuar një traktat për partneritet strategjik me Korenë e Veriut, e cila ua mundëson atyre ta mbështetin njëra-tjetrën me “ndihmë ushtarake dhe ndihma të tjera”.
Për traktatin, e aprovua më 24 tetor, u pajtuan në qershor në Phenian presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ky traktat e rrit shkallën e bashkëpunimit mes këtyre dy vendeve.
Ai përmban edhe një fjali, e cila thekson se nëse njëra palë sulmohet dhe e gjen veten në gjendje lufte, atëherë pala tjetër duhet patjetër “menjëherë t’i dalë në ndihmë ushtarakisht dhe në mënyra të tjera me të gjitha mjetet në dispozicion”.
Nuk është e qartë se si mund të interpretohet kjo klauzolë, por Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë rishtazi se kanë dëshmi së trupat koreanoveriorë ndodhen në Rusi dhe se duket se po kryejnë stërvitje.
Dërgimi i trupave e rrit mundësinë që ushtarët koreanoveriorë mund t’u bashkohen trupave ruse në luftën në Ukrainë, e cila është duke vazhduar nga viti 2022, kur Moska e nisi pushtimin e plotë të shtetit fqinj, transmeton albinfo.ch.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha më 23 tetor se Koreja e Veriut mund të përballet me pasoja për ofrimit të ndihmës së drejtpërdrejt Rusisë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se Shtëpia e Bardhë beson se të paktën 3.00 ushtarë koreanoveriorë udhëtuan me anije për në Vladivostok të Rusisë në fillim të tetorit.
Zëdhënësi i NATO-s, Farah Dakhlallah, tha se aleatët janë duke e diskutuar këtë çështje, duke shtuar se nëse është e vërtetë, “do të shënojë përshkallëzim të madh në mbështetjen e Koresë së Veriut për Rusinë në luftën e saj të jashtëligjshme, si dhe do të ishte shenjë tjetër për humbjet e mëdha të Rusisë në vijën e parë”.
Qendra për Komunikime Strategjike e Ukrainës më 18 tetor e postoi një video, për të cilën tha se shfaqte trupat koreanoveriorë duke u përgatitur në terrenin stërvitor Sergievski të Rusisë, për t’u zhvendosur në Ukrainë.
Kremlini i ka hedhur poshtë pretendimet e Koresë së Jugut në të kaluarën se Pheniani e ka furnizuar Moskën me predha artilerie dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi.
Por, Kremlini nuk ka komentuar mbi pretendimet e fundit nga Seuli dhe Zelensky, i cili më 14 tetor tha se “tani nuk bëhet fjalë vetëm për transferimin e armëve. Në fakt, bëhet fjalë për transferimin e njerëzve nga Koreja e Veriut në forcat ushtarake okupuese”./ REL
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












