Lajme
Delegacioni parlamentar i Shqipërisë përfundon vizitën në Zvicër
Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, i kresuar nga kryetari Ilir Meta ka përfunduar vizitën zyrtare dyditëshe në Zvicër. Gjatë kësaj vizite, delegacioni është pritur nga kryetari i Dhomës Naionale të Parlamentit të Zvicrës Stephan Rossini dhe ai i Dhomës së Kantoneve, Claude Hêche si dhe sekretari shtetëror i Departamentit të Punëve të Jashtme, Yves Rossier.
Ditën e parë të vizitës, delegacionin me Ilir Metën në krye e ka pritur edhe kryetari i Bernës, Alexander Tschäppätt.
Vizita në Zvicër është organizuar me fetsën e kryetarit Stephan Rosini, si vizitë kthumi për vizitën që një delegacion parlamentar i Zvicrës i kryesuar nga kryetarja e atëhershme Maya Graff pati zhvilluar në vitin 2013 në Shqipëri. Njëherësh ardhja e delegacionit shqiptar është sinkronizuar me 45 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Zvicrës dhe Shqipërisë, të cilat datojnë nga prilli i vitit 1970.
Një pjesë e delegaionit nga Shqipëria ka vizituar edhe Ambasadën e Kosovës në Bernë. Deputeti Fatmir Toçi, kryetar i komisionit për medie dhe kulturë në Parlament ka zhvilluar një bashkëbisedim me nikoqirin, ambasadorin Naim Malaj, ku në fokus janë vënë Projekte në fushën e kulturës dhe artit që Shqipëria dhe Kosova mund të zhvillojnë së bashku në Zvicër.
Për nder të delegacionit shqiptar, kryetari i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Stephane Rosini ka shtruar sonte një darkë
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













